Lajme Tv Klan 19 Shtator 2019, ora 19:30

Lajme Tv Klan 19 Shtator 2019, ora 19:30

21:33 19/09/2019

Titujt kryesorë: 19 shtator 2019

PRITET VENDIMI I KRIMEVE TE RENDA PER SAIMIR TAHIRIN. ISH –MINISTRI: PROKURORIA S’KA PROVA KUNDER MEJE

Gjykata e Krimeve te Renda pritet tw japw nga momenti nw moment vendimin per Saimir Tahirin, ndaj te cilit rendojne tre akuza te renda. Ish –ministri i Brendshem tha se kunder tij s’ka asnje prove. Prokuroria ka kerkuar denimin me 8 vjet burg.

EKSTRADOHET NGA GJERMANIA ARBER ÇEKAJ, I AKUZUAR NE SHQIPERI PER TRAFIKIMIN E 613 KILOGRAMEVE KOKAINE

Ekstradohet nga Gjermania Arber Çekaj. Pronar i kompanise “Arbri Garden” akuzohet per trafikimin e 630 kilogrameve kokaine nga Amerika Latine. Policia thote se gjate nje viti jane ndaluar 1187 persona të shpallur në kërkim kombëtar.

GJIKNURI: GATI TE LARGOHEM NGA KOMISIONI I REFORMES PD: DUHET TE NDIQET PENALISHT. PS: NUK VENDOS OPOZITA

Damian Gjiknuri shprehet i gatshem te largohet nga drejtimi i Komisionit te Reformes Zgjedhore, nese opozita e vendos si kusht. Partia Demokratike thote se ai duhet te ndiqet penalisht. Mazhoranca deklaron se opozita s’mund te caktoje ekspertet e saj.

RAMA FTON SIPERMARRESIT ITALIANE: SHQIPERIA, PARAJSE FISKALE. ASNJE TAKSE PER INVESTIMET ME 5 YJE NE TURIZEM

Kryeministri Rama fton sipermarresit italiane te investojne ne Shqiperi. Ne panairin “Fiera del Levante”, ai tha se Shqiperia eshte nje “parajse fiskale” krahasuar me vendin e tyre, pasi nuk ka asnje takse per investimet me 5 yje ne turizem, per 10 vjet.

EURO NE EKUILIBER TE RI, SEJKO: GATI TE NDERHYJME NESE KURSI I KEMBIMIT NDIKON NE INFLACION

Monedha e perbashket europiane ka arritur nje ekuiliber te ri ne tregun e kembimit valutor. Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Gent Sejko shpjegon shkaqet dhe paralajmeron nderhyrje vetem nese kursi do te ndikoje ne inflacion.

SHQIPERIA, NE VEND NUMERO NE RENDITJEN E RE TE FIFA-s. KOSOVA, SERISH NE NGJITJE

Shqiperia mbetet ne vend numero ne renditjen e FIFA-s per muajin shtator. Ndersa Kosova vijon ngjiten, pas performances pozitive ne ndeshjet e grupit per eliminatoret e Kampionatit Europian te Futbollit.

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT