#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 19 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 19 Shtator 2022

I jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elisabetë II.

Të pranishëm 200 lidlrë, mijëra njerëz dalin në rrugë. Pas 10 ditësh homazhe, u përcoll këtë të Hënë për në banesën e fundit mbretëresha Elisabeta e dytë. Në ceremoni morën pjesë mbi 200 liderë shtetesh. Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Londrës, ndërsa miliona të tjerë e ndoqën nga ekrani.

Rama: Ambasada e Iranit ishte kthyer si qendër operative. Duhet mbrojtje kibernetike e fjalës së fundit.

Edi Rama thotë se ndërperja e marrëdhënieve me Iranin ishte bërë një domosdoshmëri pasi ambasada e tyre në Tiranë ishte kthyer si një qendër operative që punonte kundër Shqipërisë. Ai nenvizon se duhet një sistem mbrojtje kibernetike i fjalës së fundit.

Raporti i BB për sigurinë ushqimore: Shqipëria me nivlin më të ulët të inflacionit në rajon

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në vendet e rajonit. Kështu rezulton në raportin më të fundit të Bankës Botërorë për Sigurinë Ushqimore.

Vaksina e re anticovid vjen në Tetor në Shqipëri. Ekspertët: Do përdoret vetëm si doze përforcuese

Mbërrin në tetor në vendin tonë sasia e parë e dozave të vaksinës së re kundër koronavirusit. Ekspertët thonë se ajo do të përdoret vetem si doze perforcuese për ata që më herët kanë marrë një dozë vaksine anti-covd.

Shqipëria me mungesa në Ligën e Kombeve. Mbrojtja pa Gjimshitin, Kumbullen e Dermakun.

Me mungesa, por me shumë shpresë Shqipëria po përgatit ndeshjen ndaj izraelit që do të luhet në transfertë. Shqetësimi më i madh është mbrojtja ku nuk do të jenë emra të rëndësishëm si Gjimshiti, Kumbulla dhe Dermaku.