Lajme Tv Klan 19 Tetor 2019, ora 19:30

Posta

Lajme Tv Klan 19 Tetor 2019, ora 19:30

20:39 20/10/2019

Titujt kryesorë: 20 tetor 2019 ora 19:30

CDU-CSU: RRUGA DREJT BE, E HAPUR PER SHQIPERINE DHE MAQEDONINE E VERIUT, POR VIJONI ME REFORMAT. EDHE GREQIA KUNDER BLLOKIMIT

CDU-CSU deklaron se rruga drejt BE-së e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbetet e hapur, por të dyja vendet duhet të vazhdojnë reformat që Franca të mos ketë argumente për të bllokuar sërish procesin. Edhe Greqia kritikon bllokimin e negociatave për Tiranën dhe Shkupin.

PRESIDENTI MBLEDH KRERET E PARTIVE NE SHKUP. DISKUTOHET PER MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE TE PARAKOHSHME

Në Shkup, liderët politikë janë thirrur në një takim nga presidenti Pendarovski për të vendosur nëse vendi do të shkojë ose jo në zgjedhje të parakohshme pas deklaratës së kryeministrit Zaev. Përpara takimit palët kanë ndarë qëndrime të ndryshme.

SHTOHEN NDJESHEM RASTET E KANCERIT TE MUSHKERIVE, NUMEROHEN 60 RASTE NE PAK MUAJ

Mjekët japin alarmin për shtimin e numrit të pacientëve me kancerin e mushkërive, ku vetëm këto muaj, janë diagnostikuar 60 raste. Ata i kërkojnë shtetit të rimbursojë oksigjenin për të sëmurët kronikë.

DY DITE NE KEMBE NE RRUGEN E ARBRIT, NJE GRUP MIQSH SFIDOJNE TERRENIN E VESHTIRE MALOR

Një 38-vjeçar i shoqëruar nga babai i tij dhe një grup miqsh vendosën të përshkojnë në këmbë gjithë Rrugën e Arbrit. Ndërtimin e këtij segmenti që lidh Peshkopinë me Tiranën ata e shohin si një ëndërr që po bëhet realitet.

JOHNSON, KERKESE BE-së PER SHTYRJEN E BREXIT. PROTESTA MASIVE RRETH PARLAMENTIT BRITANIK

Parlamenti britanik prishi sërish planet e kryeministrit Boris Xhonson për daljen nga Unioni më 31 tetor. Ai iu drejtua sërish Brukselit për shtyrjen e afatit të BREXIT-it teksa mbi 1 milionë londinezë protestuan kundër qeverisë.


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT