#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Dhjetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 2 Dhjetor 2022

Samiti i 6 Dhjetorit, policia bën publike masën dhe hartën e rrugëve të bllokuar

Policia e Shtetit publikon planin e masave për mbarëvajtjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Bllokohet Unaza e Madhe, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” si dhe  rrugët përreth stadiumit ‘Air Albania’

Berisha: Nuk zbrapsemi nga protesta. Bashkë me opozitat në rajon kundër ‘’Open Balkan’’.

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se opozita nuk zmbrapset nga protesta e 6 dhjetorit para Kryeministrisë dhe ajo është në të drejtën saj kushtetuese. Ai theksoi se do bashkëpunojë me opozitat ne rajon kundër Ballkanit të Hapur.

Kokaina e gjetur në Frakull u magazinua në Tiranë. Kolumbiani i dytë nuk arriti të vinte.

Sasia prej 430 kilogramë kokaine që u kap në Frakull të Fierit u mbajt për disa ditë në një magazine në zonën e Kombinatit në Tiranë. Televizioni Klan siguron dosjen e prokurorisë ku bëhet e ditur se ambient monitorohej gjatë gjithë kohës me kamera

Vetëvritet 31-vjeçari që ekzekutoi mearmë gruan shtatzënë në spitalin e Prishtinës.

Vetëvritet i riu që dy ditë më parë vrau me armë zjarri ish-gruan e tij shtatzënë para maternitetit të Prishtinës. Sokol Halili I dha fund jetës duke refuzuar thirrjet e policisë për tu dorëzuar. Kurti paralajmëron largime të gjithë zinxhirit përgjegjës.

Rriten çmimet e karburanteve. Nafta do të shitet 8 Lekë më shtrenjtë.

Pas disa uljeve radhazi, Bordi i Transparencës ka vendosur të risë ndjeshëm çmimin e karburanteve në vend. Një litër naftë do të shitet me 8 lekë më shtrenjtë, ndërsa benzina me 4 lekë më shumë. Çmimi gazit nuk ndryshon

Japonezët në festë për kualifikimin. Sonte 4 ndeshjet e fundit në grupe.

Pas Australisë edhe Japonia organizoi festime të shumta për kualifikimin në fazën e të 16-ve në Kupën e Botës. Mijëra japonezë dolën në sheshet e Tokios për të kremtuar kualifikimin e dyte radhazi. Festimet pati edhe në Doha./tvklan.al