#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 2 gusht 2022

Tragjike/ Skafi godet për vdekje një fëmijë 5-vjecar në Potam. Drejtuesi, ish-kryepolici i Himarës.

Një fëmijë 7-vjeç humbi jetën pasi u godit nga nje motoskaf ne plazhin e Potamit. Ne drejtimin e mjetit ishte ish-shefi i komisariatit te Himarës, aktualisht me detyre ne Elbasan, i cili u arrestua nga koleget e tij menjëherë pas aksidentit.

Skafet nuk duhet te ankorohen 300M nga bregu, por rregulli nuk zbatohet ne asnjë nga plazhet shqiptare

Rama: Ndeshkim per fajtorin e Himares. Berisha: Siguria ne plazhe eshte zero

Kryeministri Edi Rama tha ngjarja e rëndë e Himarës është tronditëse dhe shpreson që fajtori të marrë ndëshkimin që meriton. Ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha që tha se siguria në plazhe është zero.

Korridori blu, hapet gara për Milot-Fier. Rama: Vepra me impkat të jashtëzakonshme.

Hapet gara për ndërtimin e aksit Milot – Fier, pjesë e Korridorit Blu, të cilin kryeministri Rama e konsideroi me impakt të jashtëzakonshëm në turizëm. Kjo do jetë autostrada e parë ku do të lejohet shpejtësia 130 kilometra në orë.

Hapen të gjitha rrugët në veri të Kosovës. Shefi i NATO-s: Të ruhet qetësia, jo veprime të njëanëshme Rrugët në veri të Kosovës janë tashmë të gjitha të lira. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s jens Stoltenberg telefonon Kurtin dhe i kërkon të ruhet qetësia dhe të shmangen veprimet e njëanshme.

Vritet lideri I AL Kaedes, Aiman Al-Zawhari. Reagon Joe Biden: Drejtesia u vu ne vend

Vritet nga dronët e CIA-s lideri i Al-Kaedës, Aiman Al-Zauahiri. Kryeterroristi drejtonte organizatën, prej 11 vitesh pas vrasjes së Bin Ladenit dhe kërkohej nga drejtësia amerikane edhe si bashkë ideator i sulmeve të 11 shtatorit 2001.