Lajme Tv Klan 2 Qershor 2023, ora 19:30
#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 2 Qershor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 2 Qershor 2023
Opozita kryqëzon Albin Kurtin në Kuvend. Po prish marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin.
Opozita kryeqezon kryeministrin Albin Kurti se me qendrimet e tij per situaten ne veri po prish marredheniet e Kosoves me Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe aleatet e tjere, pasi vendi nuk ka pare kurre me pare sanksione ne keto permasa.
Përforcimet e KFOR mbërrijnë në veri. Kryetari i Leposaviçit, 5 ditë i ngujuar në zyrë.
Perforcimet e NATO-s mberrijne ne 4 komunat e veriut te Kosoves, per te garantuar sigurine pas perplasjeve te dhunshme qe lane 30 te plagosur ne radhet e KFOR. Ne Leposaviçc, kreu i komunes qendron prej 5 ditesh i ngujuar ne zyre.
Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri. Izolim në shtëpi për 1 vit e 8 muaj.
Ish -ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, u lirua sot nga burgu 1 vit e 4 muaj pas denimit te tij. Gjykata e Elbasanit, me dakordesine e prokurorise, pranoi kerkesen qe pjesen tjeter te denimit prej 1 viti e 8 muaj, ai ta kaloje i izoluar ne shtepi.
BSH: Besimi në ekonomi pëson rritje. Shërbimet, ndërtimi e tregtia, me rritjen më të lartë.
Besimi ne ekonomine shqiptare vijon te jete ne rritje per te shtatin muaj radhazi. Banka e Shqiperise raporton sektoret me besueshmerine me te larte jane shërbimet, ndërtimi, industria dhe tregtia.
OKB: Moska rrezikon të shkaktojë një tjetër krizë globale të furnizimit me grurë .
Organizata e Kombeve te Bashkuara ngre alamin se Rusia po nxit një tjetër kërcënim të ri për sigurinë globale të ushqimit, duke ngadalesuar levizjen e anijeve me grure qe nisen nga portet detare te Ukraines.
Nisin punimet në Camp Nou. Stadiumi Barcelonës pritet të jetë gati pas 3 vitesh.
Nisin punimet per rinovimin e Camp Nou, stadiumit te Barcelones, nje prej arenave me te famshme ne bote. Projekti parashikon nje investim prej 1 miliarde e gjysme eurosh, ndersa stadiumi pritet te jete gati pas 3 vjetesh.
/tvklan.al