#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 2 Qershor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 2 Qershor 2023

Në pranga për korrupsion Sekretarja e Përgjithshme e MSH. Arrestimi u paralajmërua nga Rama.

Arrestohen me urdhër të SPAK Sekretarja e Përgjithshme dhe një punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë. Ato akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro. Ndalimi i tyre u paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi

Lirohet nga burgu ish-ministri Saimir Tahiri. Izolim në shtëpi për 1 vit e 8 muaj.

Ish -ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, u lirua sot nga burgu 1 vit e 4 muaj pas denimit te tij. Gjykata e Elbasanit, me dakordesine e prokurorise, pranoi kerkesen qe pjesen tjeter te denimit prej 1 viti e 8 muaj, ai ta kaloje i izoluar ne shtepi.

BSH: Besimi në ekonomi pëson rritje. Shërbimet, ndërtimi e tregtia, me rritjen më të lartë.

Besimi ne ekonomine shqiptare vijon te jete ne rritje per te shtatin muaj radhazi. Banka e Shqiperise raporton sektoret me besueshmerine me te larte jane shërbimet, ndërtimi, industria dhe tregtia.

Përforcimet e KFOR mbërrijnë në veri. Kryetari i Leposaviçit, 5 ditë i ngujuar në zyrë.

Perforcimet e NATO-s mberrijne ne 4 komunat e veriut te Kosoves, per te garantuar sigurine pas perplasjeve te dhunshme qe lane 30 te plagosur ne radhet e KFOR. Ne Leposaviçc, kreu i komunes qendron prej 5 ditesh i ngujuar ne zyre.

OKB: Moska rrezikon të shkaktojë një tjetër krizë globale të furnizimit me grurë .

Organizata e Kombeve te Bashkuara ngre alamin se Rusia po nxit një tjetër kërcënim të ri për sigurinë globale të ushqimit, duke ngadalesuar levizjen e anijeve me grure qe nisen nga portet detare te Ukraines.

/tvklan.al