#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Tetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headline 2 Tetor 2022

70% subvencionim kush vendos panele diellore. Në fazën e parë qeveria mbështet 2 mijë familje

Çdo familje që vendos panele diellore do të subvencionohet me 70% të investimit nga qeveria. Faza e parë e aplikimeve e iniciuar nga ministria e energjetikes do të zgjasë deri në 18 tetor dhe do të përfitojnë të paktën 2 mijë familje.

Grabitet gjatë natës një banesë në Klos. Autorët marrin 9 mijë euro e sende me vlerë

5 persona të armatosur grabitën një banesë në fshatin Dom te Klosit natën e kaluar. Pasi lidhën familjarët u morën atyre rreth 9 mijë euro dhe sende me vlerë. Policia shoqëron disa persona ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve.

Shqiptari merret peng në Angli. Policia e liron, autorët kërkonin 400 mijë paund nga familja

Policia shqiptare dhe ajo britanike u vunë në lëvizje pas denoncimit të familjarëve të një 30-vjeçari nga Fieri se ishte marrë peng në Londër. Autorët kërkonin 400 mijë paund për lirimin e tij. I riu u shpëtua ndërsa në pranga ranë 7 shqiptarë.

Mbi 100 raste të reja me HIV çdo vit. Ekspertët: Shumica në moshë të re, diagnostikohen vonë

Mbi 100 raste të reja të prekur nga Hiv-Aids regjistrohen çdo vit në Shqipëri. Ekspertët shprehen se të infektuarit se janë kryesisht grupmoshat e reja. Ata infektohen që në kontaktin e para dhe diagnostikohen vonë.

Masakër në një ndeshje futbolli në Indonezi. 125 viktima dhe 180 të plagosur mes tifozëve

Një ndeshje futbolli është shndërruar në një tragjedi të paimagjinueshme në Indonezi. 125 viktima dhe 180 të plagosur është bilanci i përleshjes së përgjakshme mes tifozëve që i ngjasoi një lufte dhe jo një aktiviteti futbolli.