#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Tetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headline 2 Tetor 2022

70% subvencionim kush vendos panele diellore. Në fazën e parë qeveria mbështet 2 mijë familje

Çdo familje që vendos panele diellore do të subvencionohet me 70% të investimit nga qeveria. Faza e parë e aplikimeve e iniciuar nga ministria e energjetikes do të zgjasë deri në 18 tetor dhe do të përfitojnë të paktën 2 mijë familje.

Grabitet gjatë natës një banesë në Klos. Autorët marrin 9 mijë euro e sende me vlerë

5 persona të armatosur grabitën një banesë në fshatin Dom te Klosit natën e kaluar. Pasi lidhën familjarët u morën atyre rreth 9 mijë euro dhe sende me vlerë. Policia shoqëron disa persona ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve.

Mbi 100 raste të reja me HIV çdo vit. Ekspertët: Shumica në moshë të re, diagnostikohen vonë

Mbi 100 raste të reja të prekur nga Hiv-Aids regjistrohen çdo vit në Shqipëri. Ekspertët shprehen se të infektuarit se janë kryesisht grupmoshat e reja. Ata infektohen që në kontaktin e para dhe diagnostikohen vonë.

Masakër në një ndeshje futbolli në Indonezi. 125 viktima dhe 180 të plagosur mes tifozëve

Një ndeshje futbolli është shndërruar në një tragjedi të paimagjinueshme në Indonezi. 125 viktima dhe 180 të plagosur është bilanci i përleshjes së përgjakshme mes tifozëve që i ngjasoi një lufte dhe jo një aktiviteti futbolli.

Tirana triumfon në derbin e kryeqytetit. Dopieta e Xhixhes vendos ndeshjen me Partizanin

Tirana fitoi derbin me Partizanin, duke luajtur për shumë minuta me një lojtar më pak për shkak të kartonit të kuq të Bruno Lulajt. Ishte Redon Xhixha që vendosi suksesin 2 – 0  për bardheblutë që tashmë i afrohen me 1 pikë kreut.