Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 20 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headlines 20 Maj 2025
Përfundon numërimi i votave për zgjedhjet e 11 majit. Ndryshon lista fituese e PS në Lezhë
Nëntë ditë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka përfunduar procesi i numërimit të votave brenda dhe jashtë vendit. Numërimi i kutive të fundit të votave nga Greqia ndryshon listën e kandidatëve të PS-së në Qarkun Lezhë
Berisha: ODIHR dëshmoi farsën elektorale. Paralajmëron Ramën të mos ndërhyjë në raport
Kreu i opozitës, Sali Berisha thotë se raporti paraprak i ODIHR dëshmoi farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 qershorit. Ai paralajmëron kryeministrin Rama që të mos bëjë asnjë veprim për të ndryshuar gjetjet e vëzhguesve ndërkombëtar
Pamjet e atentatit me 1 të vrarë në Durrës, autorët dogjën makinën në Gërdec
Dalin pamjet e atentatit që ndodhi natën e kaluar në Durrës ku mbeti i vrarë një 29-vjeccar. Policia gjeti në Gërdec një makinë të djegur, e cila dyshohet se u përdor nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes
Qeveria gati ndryshimet në ligjin për PPP-të: Filtri fiskal dhe regjistër elektronik për koncesionet
Qeveria ka gati ndryshimet në ligjin për Koncensionet dhe Partneritetin Publik-Privat. Nisma e re parashikon një filtër fiskal nga Ministria e Financave, krijimin e një regjistri elektronik dhe rregulla më të rrepta për dhënien e kontratave.
1 në 3 automjete ngel në kolaudim. Shumica me mbi 20 vite “jetë”, shumë pak dalin nga qarkullimi
Në çdo 3 makina që i nënshtrohen kontrollit teknik, njëra prej tyre ngel. Shkak bëhen kryesisht mangësitë vizuale funksionale si dhe shkarkimi i gazrave, por edhe problemet e tjera teknike që vijnë për shkak të moshës së madhe të automjeteve mbi 20-vjeçare.
OKB: 14 mijë fëmijë palestinezë rrezikojnë jetën për shkak të urisë. Paralajmërohen sanksione ndaj Izraelit
Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se 14 mijë fëmijë palestinezë mund të vdesin brenda 2 ditëve, nëse Izraeli nuk lejon hyrjen e ushqimeve në Rripin e Gazës. Britania e Madhe, Kanadaja dhe Franca paralajmërojnë sanksione ndaj Tel Avivit.
Përballja Shqipëri–Serbi, Vuçiç “urdhëron” trajnerin: Shkoni në Tiranë dhe mposhtini kuqezinjtë
Tre javë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, Aleksandër Vuçiç ndez sfidën e 7 qershorit. Presidenti serb i bëri thirrje trajnerit të përfaqësueses, Dragan Stojkoviç që të udhëtojë në Tiranë dhe ti mposhtë kuqezinjtë.
/tvklan.al