Spiker: Redi Prifti

Headlines 20 prill 2024

Rama: Drejtësia s’është më pushkë politike. Lufta ndaj korrupsionit dhe turizmi, arsye për mandatin e katërt

Kryeministri Rama thotë se vendi sot ka një drejtësi të pavarur nga pushteti që nuk mund ta përdor më atë si pushkë për qëllime politike. Rama thotë se lufta kundër korrupsionit dhe turizmi janë arsyet që e shtyjnë të kërkojë mandatin e katërt.

Moody’s përmirëson në “pozitive” perspektivën e Shqipërisë: Borxhi, 56.3%, ekonomia rritet me 3.5%

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit “Mudis” ka përmirësuar në “pozitive” perspektivën ekonomike të Shqipërisë. Ajo parashikon që borxhi publik të zbresë në 56.3% në vitin 2024 ndërsa ekonomia e vendit të rritet me 3.5%.

BB: Durrësi, me rritjen më të madhe të të nxehtit deri në 2040. Më të rrezikuara , qendrat e mëdha urbane”

Një raport i Bankës Botërore vëren se Durrësi do të jetë qyteti që do të ketë rritjen më të madhe të temperaturave në rajon deri në virin 2040. Në raport thuhet se më të prekura do të jenë qendrat e mëdha urbane.  

Gjyshja dorëzon në polici nipin 3-vjeçar. E mbajti për 1 javë të fshehur nga nëna e tij

57-vjeçarja Bahrie Gjuni dorëzoi në polici nipin e saj 3-vjeçar që e mbante të fshehur prej një jave. Pasi u vu në pranga, gjyshja deklaroi në polici se e kishte fshehur te miturin në Has, Kukës dhe Tiranë pasi donte që ta rriste vetë.

Qeveria serbe shkarkon kryetarin e Preshevës. Arifi: Shkak, ngritja e flamurit shqiptar

Autoritetet serbe shkarkojnë nga detyra kryetarin shqiptar të Komunës së Preshevës. Shqiprim Arifi thotë se shkarkimi erdhi pas vendimit të Gjykatës që e dënoi atë për ngritjen e flamurit shqiptar në ditën e pavarësisë

Dhoma e Ulët miraton ndihmën për Ukrainën. Përçahen republikanët, një pjesë e tyre votuan “pro”

Dhoma e Ulët në Kongresin Amerikan votoi me shumicë votash paketën e ndihmës prej 61 miliard dollarësh për Ukrainën. Votimi nxorri edhe njëherë në pah përçarjen e republikanëve, një pjesë e të cilëve bashkuan votat me demokratët.

Alis, fituesi i “X Factor Albania”. Mbyllet mes emocioneve spektakli i talenteve në Tv Klan

Alis është fituesi i “X Factor Albania” spektaklit që uli siparin e këtij edicioni mbrëmjen e së premtes. Nata finale e programit të preferuar të të gjitha familjeve shqiptare dhuroi spektakël dhe emocione të forta në ekranin e Tv Klan.