Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 20 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Oljana Maloku
Headlines 20 Prill 2025
• Besimtarët e krishterë festojnë Pashkën. Krerët fetar, mesazhe paqe dhe shprese
Besimtarët katolik dhe ortodoks festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Krishtit. Mijëra qytetarë ndoqën meshat në katedralet kryesore të të dyja besimeve, ndërsa krerët fetar përcollën mesazhe paqe dhe shprese. Në Vatikan meshën e drejtoi Papa
• Berisha: Dyfishojmë fondin për komunitetet fetare dhe zgjidhim çështjen e pronave
Kreu i opozitës Sali Berisha thotë se se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet do të dyfishohet fondi për komunitetet fetare. Ai premton gjithashtu se do t’i jepet zgjidhje përfundimtare edhe çështjes së pronave.
• Drejt fundit “Poli i Dijet” në Korçë. Rama: Do kthehet në një qendër ekselence
Po shkojnë drejt fundit punimet për ndërtimin e polit të dijes në Korçë. Kryeministri Edi Rama e sheh ndërtimin e kampusit të ri universitar si një mundesi per ta kthyer atë ne nje qender ekselence ne binjakezim me universitete te huaja.
• Atentati me 4 të plagosur në Farkë, motori i autorëve erdhi nga Arbana. Dyshime për bashkëpunëtor
Dalin në dritë të tjera detaje nga atentati ku mbetën të plagosur 4 persona, me të cilëve dy të mitur. Hetuesit besojnë se motori me autorët erdhi nga zona e Arbanës, ndërsa ata dyshohet se janë ndihmuar edhe nga një person i tretë.
• Vrasja e Gjovalin Prendit: Makina e autorëve u vodh në Peqin 1 muaj më parë. Në lokal ishte edhe gruaja
Ndërsa makina e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit të enjten e shkuar në Lezhë rezulton e vjedhur në Peqin, 1 muaj më parë. Hetimet kanë zbuluar se në vrasje kanë marrë pjesë 3 persona, por vetëm 2 prej tyre kanë qëlluar.
• ChatGPT në shkolla, po ndihmon apo pengon? Ekspertët: U pasuron idetë, por i bën edhe pasiv
Inteleigjenca artificiale po gjen përdorim gjithnjë e më të gjerë edhe ne shkollat shqiptare. Mësuesit thonë se përdorimi i saj ka të mirat dhe të këqijat e veta, pasi nga njëra anë i pasur pasuron nxënësit me ide, por nga ana tjetër i bën ata shumë pasiv.
• Mijëra amerikanë protestojnë kundër Trump. Mbështetja për presidentin, më e ulëta që nga viti 1950
Mijëra amerikanë protestuan në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara kundër politikave të presidentit Donald Tramp për emigrantët dhe shkurtimet në administratë. Sipas sondazheve mbështetja për presidentin është më e ulëta që nga vitet 1950.