Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 20 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 20 Prill 2025
Besimtarët e krishterë festojnë Pashkën. Krerët fetar, mesazhe paqe dhe shprese
Besimtarët katolik dhe ortodoks festojnë sot Pashkën, ringjalljen e Krishtit. Mijëra qytetarë ndoqën meshat në katedralet kryesore të të dyja besimeve, ndërsa krerët fetar përcollën mesazhe paqe dhe shprese. Në Vatikan meshën e drejtoi Papa
Rama, thirrje grave: Shtoni votat për PS-në. PD ka kohë që nuk është alternativë
Ne takimin me gratë ne Kamez, Rama i beri thirrje atyre qe te angazhohen qe te shtojnë votat per Partine Socialiste. Ai tha se PD-ja ka kohe qe nuk eshte alternative dhe se me 11 maj ato do te fitojnë vetem Noc Rrokun.
Berisha: 230 mln Euro subvencione për bujqësinë. Pensioni minimal në fshat 200 Euro
Ne takimin me gratë ne Kamez, Rama i beri thirrje atyre qe te angazhohen qe te shtojnë votat per Partine Socialiste. Ai tha se PD-ja ka kohe qe nuk eshte alternative dhe se me 11 maj ato do te fitojnë vetem Noc Rrokun.
Atentati me 4 të plagosur në Farkë, motori i autorëve erdhi nga Arbana. Dyshime për bashkëpunëtor
Dalin në dritë të tjera detaje nga atentati ku mbetën të plagosur 4 persona, me të cilëve dy të mitur. Hetuesit besojnë se motori me autorët erdhi nga zona e Arbanës, ndërsa ata dyshohet se janë ndihmuar edhe nga një person i tretë.
Vrasja e Gjovalin Prendit: Makina e autorëve u vodh në Peqin 1 muaj më parë. Në lokal ishte edhe gruaja
Ndërsa makina e autorëve të vrasjes së Gjovalin Prendit të enjten e shkuar në Lezhë rezulton e vjedhur në Peqin, 1 muaj më parë. Hetimet kanë zbuluar se në vrasje kanë marrë pjesë 3 persona, por vetëm 2 prej tyre kanë qëlluar.
ChatGPT në shkolla, po ndihmon apo pengon? Ekspertët: U pasuron idetë, por i bën edhe pasiv
Inteleigjenca artificiale po gjen përdorim gjithnjë e më të gjerë edhe ne shkollat shqiptare. Mësuesit thonë se përdorimi i saj ka të mirat dhe të këqijat e veta, pasi nga njëra anë i pasur pasuron nxënësit me ide, por nga ana tjetër i bën ata shumë pasiv.
Mijëra amerikanë protestojnë kundër Trump. Mbështetja për presidentin, më e ulëta që nga viti 1950
Mijëra amerikanë protestuan në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara kundër politikave të presidentit Donald Tramp për emigrantët dhe shkurtimet në administratë. Sipas sondazheve mbështetja për presidentin është më e ulëta që nga vitet 1950.
/tvklan.al