Lajme Tv Klan 20 Shtator 2019, ora 19:30

Lajme Tv Klan 20 Shtator 2019, ora 19:30

21:49 20/09/2019

Titujt kryesorë: 20 shtator 2019

SHBA: DENIMI PER TAHIRIN SHKURAJUES, POR ESHTE FILLIMI I FUNDIT TE PANDESHKUESHMERISE PER PERSONAT ME LIDHJE TE FORTA

Ambasada amerikane reagon për dënimin e ish – ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke e quajtur, shkurajues. Por ajo thotë se vendimi tregon rritjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

RAMA, DEPUTETEVE E KRYEBASHKIAKEVE: KUJDES ME EMERIMET E REJA. NE FILTER ÇDO DREJTOR RAJONAL

Kryeministri Rama u kërkon kryebashkiakëve dhe deputetëve të rajonit të veriut të bëjnë kujdes me emërimet e reja. Ai thotë se çdo drejtor rajonal duhet të kalojë në filtra të imtësishëm përpara se të marrë detyrën. 

CENSI, NE TETOR PILOTIMI PER 12 MIJE FAMILJE. PER HERE TE PARE EDHE REGJISTRIMI I BANESAVE

Shqipëria do të ribëjë regjistrimin e popullsisë 9 vite pas Censit të fundit. Në tetor nis pilotimi për 12 mijë familje dhe do të regjistrohen për herë të parë edhe banesat. Përgjigjet për etninë dhe besimin fetar janë me dëshirë.

MJEKET NE FUNKSION TE CHECK UP, MSHMS E PRANON: PENALIZOHEN NESE NUK REALIZOJNE PERFORMANCEN

Ministria e Shëndetësisë pranon se, mjekët e familjes do të penalizohen nëse nuk realizojnë numrin e kërkuar të check upeve sipas një kontratë të re që u është paraqitur atyre për ta firmosur, ndonëse ky shërbim është dhënë me koncesion.

5 VJETORI I VIZITES SE PAPA FRANCESKUT, NE VATIKAN SHFAQET DOKUMENTARI “PRITJA”

Pesë vjetori i vizitës së Papa Franceskut në Shqiperi dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike në shtatorin e vitit 1991 me Vatikanin përkujtohen me një sërë aktivitetesh në Selinë e Shenjtë, ku u shfaq edhe dokumentari “Pritja”.

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori