Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 21 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headline 21 maj 2025
SPAK dhe antimafia godasin një grup të trafikut të drogës, 52 urdhër-arreste
52 masa sigurie u lëshuan nga autoritetet italiane e shqiptare në një mega-operacion për goditjen e trafikut të drogës që organizohej nga një grup kriminal me qendër në Durrës. Mes të arrestuarve janë dhe punonjës policie, avokatë e biznesmenë.
Berisha: Nuk i pranojmë kurrë zgjedhje të tilla, askush nuk mund të na imponohet për t’i njohur
Sali Berisha thotë se opozita nuk mund t’i pranojë kurrë zgjedhjet e 11 majit dhe askush nuk mund t’i imponohet për ta bërë këtë. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se po bën përpjekje banditeske për të ndërhyrë në raportin e ODIHR-it.
Turistët mbushin Shqipërinë që në pranverë. Ekspertët: Pritet një rritje e qëndrueshme e turizmit
Turizmi në vend vijon të japë sinjale pozitive, edhe jashtë sezonit veror, çka vërehet edhe tek rritja e numrit të vizitorëve në njësitë akomoduese. Për ekspertët kjo tregon për një turizëm të qëndrueshëm që po zgjatet përtej verës.
Kurti nuk tërhiqet, dështon seanca e 19-të e konstituimit. Kallas të enjten në Prishtinë
Partitë në Kosove dështuan për të 19-ën herë të konstituojnë Kuvendin. Teksa palët vijojnë të fajësojnë njëra – tjetrën, Prishtinën pritet ta vizitojë nesër shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kalas e cila do të takohet me krerët e forcave politike.
Papa Leoni XIV, gati të ndërmjetësojë për paqen në Ukrainë. NY Times: Trump po tërhiqet
Papa Leoni i 14-të ofrohet të ndërmjetësojë për paqen mes Kievit dhe Moskës. Ati i Shenjtë është i gatshëm të pranojë propozimin e Tramp, i cili sipas mediave amerikane duket se po tërhiqet nga përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë.
Interes i lartë për ndeshjen Shqipëri-Serbi. 50 mijë aplikime për bileta në vetëm 1 javë
Interes i lartë nga tifozët shqiptarë për të ndjekur në stadium sfidën mes Shqipërisë dhe Serbisë. Vetëm në javën e parë të hapjes së rezervimit të biletave, janë regjistruar plot 50 mijë aplikime. Ndeshja do të transmetohet edhe në Tv Klan.
Angjelin Preljocaj, zyrtarish anëtar i Akademisë Franceze të Arteve dhe të Bukura
Koreografi dhe balerini i njohur me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Në një ceremoni të veçantë ai tha se ky ishte një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar për të.
/tvklan.al