#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 21 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 21 Shtator 2022

Sulmet kibernetike, NATO ‘’zbarkon’’ në Tiranë. Do ndihmojë në ndërtimin e një rrjeti mbrojtjeje të sigurt

Një delegacion i NATO-s ka mbërritur në Tiranë për të ndihmuar Shqipërinë në forcimin e sistemit të mbrojtjes nga sulmet kibernetike. NATO thote se Shqipëria nuk është vetëm në këtë luftë, ndërsa garanton ndertimin e nje rrjeti te sigurte

Berisha: Betejë në shesh e parlament. Sulmet kibernetike, shpërbërje e shtetit

Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha paralajmeron beteje ne parlament dhe ne sheshe. Ai thote se parlamenti eshte i asgjesuar, por opozita do te beje gjithcka per te justifikuar pritshmerite e shqiptareve.

Albin Kurti flet për planin për eliminimin e tij. Sulmet kibernetike po rrezikojnë rajonin

Albin Kurti flet per here te pare per planin per eliminimin e tij dhe per sulmet kibernetike qe kane goditur edhe Kosoven, per te cilat thote se po vene ne rrezik sigurine kombetare dhe po rrezikojne edhe rajonin.

16 qendra shëndetësore nisin shërbimin në banesë. Ofrohet periodikisht për ata që nuk mund të lëvizin

16 qendra shendetesore ne vend nisin per here te pare sherbimin ne banese, i cili se shpejti do te shtrihet ne 300 poliklinikat e vendit dhe do t’u jepet personave te moshuar dhe te semureve kronike ne faza te avancuara te semundjes.

Putin shpall mobilizim të pjesshëm, rusët i përgjigjen me protesta. Biden: Lufta bërthamore nuk ka fitues

Putin shpall mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve dhe kërcënon perendimin me arme berthamore. Mijera rus dalin në protesta për të kundërshtuar planet për luftë. Reagon Bajden qe thote se deklaratat e Moskës tregojnë papërgjegshmëri

Cikalleshi: Shkojmë vetëm për fitore në Izrael. Duhet edhe një sulmues tjetër

Sokol Cikalleshi kerkon me cdo kusht fitore ne ndeshjen e te shtunes ne Izrael, per Ligen e Kombeve. Per shkak te mungesave ne mbrojtje e mesfushe, sulmuesi kerkon perforcimin e sektorit te tij, per te arritur rezultat pozitiv./tvklan.al