Lajme Tv Klan 21 Shtator 2023, ora 19:30
#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Shtator 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 21 Shtator 2023
Plagosja e efektivit të “Shqiponjave”, kërkime në 4 qytete për autorin. Zbardhen dëshmitë
Policia po zhvillon një operacion në 4 qytete në përpjekje për të vënë në pranga autorin që plagosi mbrëmë ne Tirane me pistoletë një efektiv të forcave “Shqiponja”. Kolegët e tij kanë treguar për grupin hetimor detaje se si ndodhi ngjarja.
Shqipëria propozon marrëveshje ekstradimi me Dubain. Draftet dorëzohen në MEPJ
Shqiperia do t’u propozoje Emirateve te Bashkuara Arabe nje marreveshje per ekstradimin e shqiptareve te shpallur ne kerkim qe kane gjetur strehe ne Dubai. Ministria e Drejtesise dorezon 3 drafte ne Ministrine e Jashtme.
Konsensus për reformën zgjedhore. Shtyhet me 6 muaj afati i komisionit
Mazhoranca dhe opozita dhane konsensusin gjate diskutimeve ne parlament per te shtyre me 6 muaj afatin e komisionit te Reformes Zgjedhore. Por palet u perplasen per pensionet dhe disa ceshtje te tjera.
Shëngjini, rezervime deri në tetor. 1.3 mln turistë të huaj e vizituan këtë sezon
Shengjini rezulton nje prej plazheve me te vizituar te kesaj vere. 1.3 milione turiste te huaj kaluan pushimet ne plazhet e kesaj zone, ndersa operatoret turistike thone se kane rezervime edhe per muajin tetor.
Escobar: Lajçak nuk do të largohet. Albin Kurti e ka të qartë detyrimin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin sërish mbështetjen e plotë për të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajccak. I dërguari i posaçëm i Uashingtonit për dialogun, Gabriel Eskobar thotë se Prishtina e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë.
Shqipëria ngjitet tre vende në renditje në renditjen e FIFA-s pas fitores me Poloninë.
Barazimi me Çekinë në Pragë dhe fitorja me Poloninë në Tiranë kanë bërë që Shqipëria të ngjitet tre vende në renditjen e FIFA-s. Klasifikimin e përgjithshëm e kryeson Argjentina, ndërsa në top dhjetëshe është edhe Italia
/tvklan.al