Spiker: Drini Zeqo

Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD. Fiton thellë ndaj Ibsen Elezit

Ish-Kryeministri Sali Berisha zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike, 9 vite pasi u largua nga kjo detyrë. Ai mori shumicën e votave në të gjitha degët ku u votua sipas parimit “Një anëtar, një votë” përballë rivalit Ibsen Elezi.

Presidenti i ri, dështon edhe raundi i dytë. PS: Nëse PD nuk sjell emra, e zgjedhim vetë

Edhe raundi  dytë i zgjedhjes së presidentit do të konsumohet pa kandidatë pasi asnjë emër nuk u dorëzua në afatin e përcaktuar. Taulant Balla tha se nëse opozita nuk paraqet emra, mazhoranca do t’a zgjedhë vetë Presidentin në raundin e katërt.

Familjet e Dumanit dhe Hoxhajt merren në mbrojtje pas dëshmive para SPAK

Pas marrjes së statutit të “bashkëpunëtorit të drejtësisë” familjarët e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës janë vendosur në mbrojtje nga policia. TV Klan mëson se kjo është bërë për të evituar ndonjë hakmarrje nga kundërshtarët.

Spanja, vatër e lisë së majmunit? Të infektuarit pas një feste në Kanarie

Spanja dyshohet se mund të jetë vatra e përhapjes së Lisë së Majmunit, të paktën në Europë. Autoritetet spanjolle thonë se e të infektuarit e parë kanë qenë pjesëmarrës në një festë në ishujt Kanarie në fillim të këtij muaji.

Turistë vendas e të huaj mbushin bregdetin. Palasa, si në një ditë të zakonshme vere

Pushuesit mbushën këtë fundjavë plazhet nga Velipoja e Shëngjini deri në Durrës e Vlorë. Plazhi i Palasës i ngjasoi këtë fundjave një dite tipike të verës. Mijëra pushues vendas dhe të huaj mbushën zonën duke shijuar natyrën e saj.

Mbërrin në Shqipëri trofeu i kupës së botës. Vjen edhe ish-futbollisti i Brazilit, Gilberto Silva

Në Shqipëri mbërriti sot trofeu i Kupës së Botës. Kupa më e rëndësishme për botën e sportit shoqërohej nga ish-futbollisti i Brazilit, Xhilberto Silva. Kryeministri Rama tha se këto janë ditë të veçanta për Tiranën ku ndodhen 2 kupa të rëndësishme.