Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30, 22 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headlines 22 Maj 2025
Hapet në Bruksel grup-kapitulli i tretë i negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së
Berisha publikon prova: Ka vetëm një zgjidhje – qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
Kryetari i Partisë Demokratike ka publikuar të tjera fakte që sipas tij faktojnë masakrën elektorale të 11 majit. Ai theksoi se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë është krijimi i një qeverie teknike dhe shkuarja në zgjehdje të reja.
195 milionë sulme kibernetike ndaj KQZ gjatë zgjedhjeve. Celibashi: Pa pasoja në proces
Kryekomisioneri, Ilirian Celibashi ka zbuluar se sistemet e KQZ-së janë përballur me 195 milione sulme kibernetike nga jashtë gjatë zgjedhjeve të 11 majit, por pa mundur të sjellin implikime në proces. Ai parlajmëroi masa për DHL-në.
EUROJUST: 1800 kg drogë në Europë nga grupi i goditur nga SPAK dhe Antimafia
Agjencia e BE-së “EUROJUST” ka dhënë detaje të tjera nga operacioni kundër trafikut ndërkombëtar të drogës i finalizuar një ditë më parë. Sipas saj grupi kriminal me qendër në Durrës ka trafikuar drejt Europës reth 1.8 tonë kokainë dhe heroinë.
Vrasja e Ermir Dedjas, shpallen në kërkim 2 persona që siguruan makinën për atentatorët
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona në lidhje me ekzekutimin e Ermir Dedja, dy ditë më parë në Durrës. Ata dyshohet se kanë ndihmuar në sigurimin e automjetit dhe krijimin e logjistikës për realizimin e atentatit.
Shuhet në moshën 58-vjeçare në një spital në Gjermani publicisti Artan Lame
Shuhet në moshën 58-vjeçare në Gjermani pas një ndërhyrje në zemër publicisti, Artan Lame. Krahas veprimtarisë kërkimore, kryesisht në fushën e kulturës dhe historisë shqiptare, Lame ka mbajtur edhe një sërë funksionesh shtetërore.
Trump, “sherr” me gazetarin e NBC për avionin e dhuruar nga Katari
/tvklan.al