Shqipëria humb miqësoren me Kilin. Sylvinho provon sulmin me rrokadën mes Manajt dhe Brojës

Kombetarja humb me rezultatin 3 me 0  miqësoren me Kilin. Trajneri Silvinjo ben disa ndryshime ne formacion, duke futur nga minuta e pare Rei Manajn, për ta zëvendësuar me Brojen, i cili ishte i pafat ne rastet qe pati per shënim. Ndersa debutoi Arber Hoxha. Ndeshja u transmetua nga Tv Klan.

Një agjent policie plagos një trafikant droge. Tre të arrestuar, një tjetër shpallet në kërkim

Nje trafikant droge u plagos nga nje agjent i policise ne nje operacion te ndodhur mbreme ne kryeqytet. Tre trafikante u arrestuan, ndersa nje tjeter eshte ne kerkim. Ngjarja po hetohet edhe nga Agjencia e Mbikqyrjes Policiore.

Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës nën hetim nga SPAK për dëmshperblimet e dëmeve të tërmetit 2019

Kryetari i Bashkise se Rrogozhines vihet nen hetim nga SPAK. Prokuroria e Posacme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit e akuzon ate per abuzim me me fondet e demshperblimit per termetin e vitit 2019.

Masakër në Rusi, 40 të vrarë e 100 të plagosur nga sulmi i armatosur në koncert. Moska: Akt terrorist!

Te paktën 40 persona u vranë dhe 100 te tjere u plagosen nga një sulm i armatosur brenda një godine përpara nisjes së një koncerti ne Moske. Kremlini e cilëson sulmin terrorist, ndërsa Ukraina e mohon se ka lidhje me këtë ngjarje tejet të rëndë.

Tronditet Britania e Madhe, Princesha Kate ka kancer. Lajmin e jep me videomesazh: Kam nisur kimioterapinë

Me ane te nje videomesazhi, princesha Kate Middleton njofton se eshte prekur nga kanceri dhe pas operacionit te kryer ne muajin shkurt ka nisur kimioterapinë. Lajmi ka tronditur se tepërmi britanikët.