Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 22 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 22 Mars 2025
•Rama: Mediat sociale po shkatërrojnë politikën. Sanchez: Radikalizmi në internet, kërcënim global
Kryeministri Rama deklaroi ne Komitetin e Polikes se Jashtme te Internacionales Socialiste se rrjetet sociale po shkaterrojne idene e politikes. Ndersa kryeministri spanjoll, Pedro Sançes thote se radikalizimi ne internet eshte nje kercenim global qe kerkon pergjigje.
•Berisha: Kemi kundërshtime me BE-në për reformën në drejtësi, por do t’i drejtohemi “Venecias”
vKryetari i Partise Demokratike pranon se opozita ka veshtiresi serioze me Bashkimin Europian persa i perket qendrimit per SPAK dhe reformen ne drejtesi, por thote se ato do te sheshohen duke iu drejtuar Komisionit te Venecias.
•Zbardhet marrëveshja ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. Tirana: S’ka traktate të fshehta
Zbardhet marreveshja ushtarake e nenshkruar me Shqiperise, Kosoves e Kroacise, qe shqetesoi Serbine. Por Tirana zyrtare sqaron se Serbia u veteperjashtua dhe se nuk behet fjale per ndonje traktat te fshehte mes 3 vendeve.
•Brenda 10 vitesh, 1 në 4 persona do të jenë obezë. Projeksionet: Dyfishim i rasteve edhe tek fëmijët
Ekspertët e shëndetit publik japin alarmin se pas 10 vitesh, 1 në 4 persona ne Shqiperi do të jetë mbipeshë. Fenomeni parashikohet te preke edhe fëmijët ku pritet te kene nje dyfishim te numrit te personave obeze.
•Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Stambollit nis në Turqi, mosbindja më e madhe civile në një dekadë
Turqia u përball për të tretën dite radhazi me protesta masive kundër arrestimit të kryebashkiakut te Stambollit. Tubimet ne Stamboll, Ankara dhe Izmir konsiderohen si mosbindja me e madhe civile në më shumë se 1 dekadë. Policia arreston 350 protestues.
•Humbja e Kombëtares në Londër, Sylvinho: Është e rëndë, por loja që bëmë më jep qetësi
Trajneri Sylvinho pranon se humbja 2 me 0 ne Londer kunder Anglise, ne ndeshjen e pare te eliminatoreve te kampionatit boteror, ishte e rende. Por tekniku brazilian thote se loja qe beri ekipi i jep qetesi per takimet e ardhshme.