Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50, 22 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 22 Prill 2025

Bota i jep të shtunën lamtumirën Papa Françeskut. Zbulohen detajet e ceremonisë

Bota do t’i japë të shtunën lamtumirën e fundit Papa Françeskut me një ceremoni që do të mbahet në sheshin e Shen Pjetrit. Varrimi do të jetë i thjeshtë, por me pranine e liderëve boterore dhe mijera pelegrinëve nga mbarë globi.

Nga italiani Parolin te filipinasi Tagle, kush janë pretendentët për të drejtuar Vatikanin

Vatikani përgatitet të hyjë në një epokë të re. Kandidati kryesor për të marrë drejtimin mbetet italiani Pietro Parolin, por dy kardinale nga Afrika dhe Azia sfidojnë këtë herë traditën. Emri i Papës se ri pritet të shpallet në fillim të majit.

Rama: Premtimet e PD, ta hajë kush ta hajë. 200 euro pension minimal në mandatin e katërt

Kryeministri Rama u kërkon qytetareve të mos u besojne premtimeve të opozitës, pasi i quan mashtrime. Ai tha se në mandatin e katërt, nën drejtimin e tij, pensioni minimal do të arrijë në 200 euro dhe pensioni mestar në 400 euro.

Berisha: Kryeministri të përjashtohet nga gara. I quan votuesit e opozitës ‘’Autikë’’

Opozita kërkon përjashtimin e kryeministrit nga gara elektorale për shkak se i etiketoi mbështetësit e saj si autike. Kryetari Berisha thotë se Rama ka fyer dhe ka cenuar kodin e etikes, ndërsa e sfidoi sërish në një debat televiziv.

Lihet në burg kreu i rrugores dhe vartësit e tij. U arrestua nga SPAK për korrupsion

Kreu i policisë rrugore, Roven Zeka dhe shefi i aksidenteve, Sokol Novaku do të qendrojnë në qeli. Gjykata konfirmoi masën e sigurisë për efektivët që akuzohen se i morën një qytetareje të përfshirë në aksident 2 mijë euro që të mos e arrestonin

Dështimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Ekspertët: Krizë që mund të zvarritet pafundësisht

Dështimi për të konstituuar Kuvendin e ri mund ta çojë Kosovën në një krizë kushtetuese e politike. Ekpertët thonë se kriza mund të zvarritet pafundësisht, pasi vendi nuk mund të shkojë dot as në zgjedhje të reja.

UEFA ndan 233 mln Euro shpërblimet për 900 ekipe europiane. Vetëm 150 mijë Euro për kublet Shqiptare

UEFA njoftoi shpërndarjen e shifrës rekord prej 233 milionë eurosh për më tepër se 900 klube europiane. Shqipëria përfitoi vetëm 150 mijë euro nga shpërblimi që lidhet me angazhimin e lojtarëve në ekipet përfaqësuese.

/tvklan.al