lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 22 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 22 Shkurt 2024
Miratohet marrëveshja për emigrantët me Italinë, Rama: Vepruam si vend anëtar i BE.
Parlamenti miraton me 77 vota marrëveshjen për emigrantët me Italinë, duke i hapur rrugë ndërtimit të kampit të pritjes në Gjadër të Lezhës. Kryeministri Rama reagoi pas votimit duke thënë se Shqipëria veproi si vend anëtar i Bashkimit Europian.
PS tërheq amnistinë nga votimi. Opozita: U dështoi pazari. Mazhoranca: Ruajmë traditën për konsensus.
Mazhoranca tërhoqi nga parlamenti Amnistinë Penale, pasi opozita u shpreh kundër. Demokratët thonë se socialistët kërkuan pazar, por ministri i Drejtësisë sqaroi se tërheqja lidhej me nevojën për të ruajtur traditën e konsensusit për një ligj të tillë.
Çmimet me pakicë, në kthesë rënëse. INSTAT: Ndikuan ushqimet dhe sektorët e shërbimit.
Çmimet me pakicë pësuan rënie ne janar. Instituti i Statistikave thotë se ndikim patën ushqimet dhe sektorët e shërbimit. Por Banka e Shqipërisë thekson se çmimet mbeten ende të ndikuara nga tregjet e huaja dhe kursi i këmbimit.
SPAK, marrëveshje me Anglinë për të luftuar trafiqet e pastrimin e parave.
SPAK nënshkruan një marrëveshje me Agjencinë Angleze Kundër Krimit, NCA, për të luftuar bashkërisht grupet e trafiqeve te paligjshme qe veprojnë mes dy vendeve dhe fenomenin e pastrimit te parave.
Bujar Osmani, kandidat i BDI për president në RMV. Ahmeti: Presidenti i ardhshëm të zgjidhet nga parlamenti.
Bujar Osmani do të jetë kandidati i BDI-së në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë Veriut. Me sloganin “Jo Rusisë, po Evropës”, kreu i kësaj partie Ali Ahmeti ftoi qytetarët që të përkrahin kandidaturën e Osmanit.
BE nis hetim ndaj TikTok. Dyshime se ka shkelur detyrimet për mbrojtjen e të miturve.
Bashkimi Europian nis hetimet ndaj rrjetit social TikTok pasi dyshohet se ka shkelur detyrimet për mbrojtjen e të miturve. Vendimi erdhi pas analizimit të videove të shkurtra të cilat sipas ekspertëve kishin efektin e “gropës thithëse”.
Kombëtarja, miqësore me Liechtenstein pak para Europianit. Luhet me 3 Qershor në Austri.
Kombëtarja shqiptare e Futbollit do të luajë një miqësore me Lihtenshtejnin pak para Europianit. Ndeshja do të zhvillohet më 3 qershor në Austri. Në mars kuqezinjtë do ndeshen me Kilin dhe Suedinë, sfida që do transmetohen në Tv Klan.
/tvklan.al