Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 22 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Oljana Maloku

Headlines 22 Shtator 2024

Baba Mondi: Mbështesim nismën për “Urdhrin Bektashi”. Qarkullojnë raportime të pabaza

Kryegjyshata Botërore Bektashiane mbështet idenë e kryeministrit Edi Rama për krijimin e një shteti të tyre në Tiranë duke hedhur poshtë ato që i quan raportime të pagaza. Baba Mondi thotë se nisma mbron vlerat e paqes dhe tolerancës.

SPAK mbyll hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës. Jorgo Goro do të përballet me 2 akuza

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Së bashku me 4 persona të tjerë ai do të përballet në gjykatë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së pasurisë.

“Lonely Planet” sugjeron Shqipërinë: Ideale për pushime në sezonin e vjeshtës

Revista e njohur Lonely Planet ka rekomanduar Shqipërinë si ideale për pushime gjatë vjeshtës në një shkrim në edicionin e saj në gjuhën italiane. Turistëve u sugjeron të marrin pjesë në festat tradicionale të këtij sezoni në Berat dhe Korçë.

Vetëm 23.8% e shqiptarëve, me aftësi bazike në fushën digjitale. Tumo: Ka disa faktorë, por po përmiresohet

Vetëm 23.8% e shqiptarëve kanë aftësi bazike në fushën digjitale, një numër i ulët në krahasim me rajonin, por edhe mesataren europiane. Ekspertët thonë se kjo vjen për shkak të disa faktorëve, por nismat e fundit do të ndryshojnë situatën.

Tension i lartë në Lindjen e Mesme. Hezbollahu lëshon 100 raketa ndaj Izraelit

Tension i lartë në Lindjen e Mesme pasi Hezbollahu u hakmor ndaj sulmeve të ditëve të fundit izraelite në Liban, duke hedhur 100 raketa në veri të Izraelit. Ushtria izraelite mbylli edhe studiot e Al Xhazirës në Bregun Perëndimor.

/tvklan.al