Lajme Tv Klan 23 Janar 2023, ora 19:30


Lajme Tv Klan 23 Janar 2023, ora 19:30

21:03 23/01/2023

#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines  23 Janar 2023

Mblidhet Këshilli i Sigurimit. Begaj: Shtete jomiqëdore tentuan të frenojnë integrimin.

Presidenti Bajram Begaj thotë se shtete jomiqesore janë perpjekur te frenojne integrimin e vendit. Nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit ai theksoi gjithashtu se Shqiperia mbetet ne krah te Kosoves per ruajtjen e integritetit territorial.

Qeveria çon në SPAK materialin audio për 21 Janarin. Berisha: Manipulim i Ardi Veliut.

Qeveria dorezon ne SPAK nje kallezim per 21 janarin, pas publikimit te nje materiali audio, duke kerkuar hetimin e zyrtareve te larte te asaj kohe. Berisha thote se materiali eshte manipulim i Ardi Veliut. Prokuroria nis verifikimin.

15 banesa e 1750 HA tokë nën ujë në veri. Emergjenvat: Rrezik për përmbytjet në jug.

15 banesa dhe 1750 hektare toke vijojne te mbeten nen uje ne Shkoder dhe Lezhe. Por Emergjencat Civile paralajmerojne se reshjet e dendura te shiut mund te shkaktojne permbytje masive dhe ne jug te vendit, kryesisht ne Vlore e Gjirokaster.

Ekstazi nga Holanda për lokalet e natës në Tiranë. Ish-blloku, qendra e konsumit.

“Ekstazi” po perdoret gjeresisht ne edhe Shqiperi, kryesisht ne Tirane. Te dhenat tregojne se ajo po shperndahet ne lokalet e nates, ne disa zona te kryeqytetit, si Tirana e Re,

ish -Blloku, Unaza e Re apo ish -Stacioni i Trenit.

Kodi Rrugor/ 50% ulje për gjobat që paguhen brenda 15 ditësh, 130 km/orë në autostradë.

Kush i paguan gjobat e makinave brenda 15 diteve do te perfitoje 50% ulje, ndersa shpejtesia e lejuar ne autostrade do te jete 130 kilometer ne ore. Ndryshimet ne Kodin Rrugor gjejne dakordesine e mazhorances dhe opozites.

Gazeta ‘’Le Monde’’: Alpet Shqiptare një parajsë e vogël. Tërheqin vizitorë nga të katër anët e botës.

Pas rrjetit televiziv BBC, edhe gazeta “Le Monde” shkruan per bukurite natyrore te Shqiperise. Prestigjozja franceze promovon “Alpet”, duke i quajtur nje parajse e vogel qe terheqin vizitore nga te kater anet e botes.

/tvklan.al









Të ngjashme