Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 23 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 23 Maj 2025
GJKKO lë në burg 11 të arrestuarit e operacionit “Ura”, 3 me detyrim paraqitje
Per 11 nga 14 te ndaluarit e operacionit ndërkombëtar Ura, Gjykata e Posaçme dha masen arrest me burg. Ndërsa per tre te tjere iu dha masa me detyrim paraqitje. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar te 1800 kg kokaine ne vlerën e 5 milione eurove.
Lihet në pranga i shumëkërkuari Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë
Vihet në pranga i shumëkërkuari Xhevdet Plaku i arratisur nga burgjet italiane. 45-vjeçari i njohur edhe me nofkën “Akili” përmendej edhe në komunikimet e aplikacionit SKY të zbardhura nga SPAK. Në pranga ranë edhe 6 persona të tjerë.
Berisha: 28 deputetë të PS u zgjodhën nga krimi. Votat e diasporës i mbushi posta shqiptare
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se 28 deputetë të Partisë Socialiste u zgjodhën për shkak të lidhjeve të tyre me bandat kriminale. Kryedemokrati u shpreh se opozita do të vijojë betejën e saj duke mos njohur procesin e 11 majit teksa kërkoi qeveri teknike.
Nga nesër hapet tuneli i Llogarasë. Balluku: Do të jetë pa pagesë deri me 15 Shtator
Nga neser hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë. Lajmin e ka bërë të ditur zv.kryeministrja Belinda Balluku, sipas së cilës, operimi do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator. Perjashtohet lëvizja e mjeteve te tonazhit te larte.
Kosova dështon për të 20-ën herë të konstituojë kuvendin e saj
Kriza politike ne Kosove nuk gjen ende zgjidhje, teksa sot deshtoi seanca e 20-të për konstituimin e Kuvendit. Opozita ka bërë thirrje qe “Vetevendosje” e Albin Kurtit të gjejë një emër unifikues për postin e kryeparlamentarit.
Napoli apo Inter? Sot vendoset titulli i kampionit në seria A. Asllani e Sheri, në fushë
Mbrëmjen e sotme përcaktohet kampioni i Serie A. Napoli kryesues dhe Interi që e ndjek me 1 pikë më pak në renditje do të kenë sfida interesante në distancë ku edhe shqiptarët Kristian Asllani dhe portieri Alen Sherri të jenë protagonistë.
/tvklan.al