Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 23 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 23 Mars 2025

Rama: Antarësimi në BE, jemi në kohën e duhur. Lufta kundër korrupsionit, arsye për të qenë krenarë

Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste është në kohën dhe vendin e duhur për ta çuar Shqipërinë në BE. Nga Vlora ku prezantoi kandidatët për deputetë tha se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të kthehet në arsye për t’u ndjerë fajtor.

Berisha në Napoli: Në 11 maj, fundi i Ramës. 5 vjet pa taksa kush investon në Shqipëri

Sali Berisha zhvillon në Napoli një takim me shqiptarët e Italisë të cilëve u tha se 11 maji do të shënojë fundin politik të Ramës. Ai premtoi që me ardhjen në pushtet të heqë taksat për 5 vjet për këdo prej tyre që do të vijë të investojë në atdhe.

Bashkitë marrin në menaxhim plazhet publike, çadrat me çmim të arsyeshëm

973 stacione plazhi publik do të menaxhohen nga bashkitë të cilat do të ofrojnë çadra dhe shezlonë me çmime të arsyeshme. Kryeministri Rama thotë se në maj mbaron pista e aeroportit të Vlorës ndërsa projekti i Sazanit dhe Zvërnecit është në proces.

Shqipëria, destinacioni i nomadëve digjitale. Ata që vijnë një herë, rikthehen sërish

Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për nomadët digjitalë. Janë të shumtë të huajt që zgjedhin vendin tonë për të punuar për shkak të lehtësirave që gjejnë këtu, ndërsa nuk mungojnë edhe ata që rikthehen sërish.  

Papa Francesku del nga spitali, mjekët: Gjendja shëndetësore është përmirësuar

Papa Françesku doli sot nga spitali i Romës, ku u kurua për 38 ditë. Ati i Shenjtë falënderoi besimtarët e shumtë që kishin dalë ta prisnin tek hyrja e spitalit, ndërsa mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore tashmë është përmirësuar.

Nesër Shqipëri-Andorre, sfida live në Tv Klan. Sylvinho: E vështirë, por nuk na lejohet të gabojmë

Shqipëria zhvilloi sot pasdite stërvitjen zyrtare para ndeshjes së të hënës me Andorrën, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit dhe që do të transmetohet në Tv Klan. Trajneri Silvinjo thotë se i pret një sfidë e vështirë, por nuk u lejohet të gabojnë.

/tvklan.al