Lajme Tv Klan 23 Nëntor 2022, ora 19:30

Lajme Tv Klan 23 Nëntor 2022, ora 19:30

21:03 23/11/2022

#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 23 Nëntor 2022

Nis tërheqja e ujit në Shkodër. 4 banesa ende nën ujë në Lezhë. 22 familje të evakuuara.

Përmirësohet situata e shkaktuar nga përmbytjet ne Shkodër. Uji ka nisur te tërhiqet si pasoje e uljes se shkarkimeve dhe ndërprerjes se reshjeve. Vetëm 22 familje janë evakuuar, ndërsa 4 të tjera gjenden ende nën ujë në Lezhë.

Berisha: Përmbytjet, nga hapja e digave “Rama nuk do që të jape dëmshpërblimet”.

Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha thote se permbytjet ne Shkoder nuk jane pasoje e reshjeve, por e hapjes se digave qe u keqmenaxhuan nga qeveria. Ai paralajmëron se qeveria nuk do t’i dëmshpërbleje te prekurit.

Burg për të rinjtë që dhunuan për vdekje të moshuarin në Mallakastër.

Gjykata e Fierit le ne burg dy te rinjte Ervis Halimi dhe Musa Gudo, të cilët vrane dhe grabiten te moshuarin Çaush Shehaj në Mallakastër në 19 nëntor. Per krimin e kryer ata rrezikojnë edhe dënimin me burg përjetë.

Gjykata dhe SPAK përplasen për masën e dytë të Alqi Bllakos. Cështja shkon në apel.

Gjykata e Posaçme dhe SPAK përplasen per masen e dyte te sigurisë për ish-deputetin Alqi Bllako, ne lidhje me akuzën per inceneratorin e Elbasanit. Çështja shkon ne apel me kërkesë te prokurorisë.

Valë përjashtimesh nga policia. 64 efektivë u larguan në 2022 për shkelje të ligjit dhe etikës.

Vale përjashtimesh nga radhët e policisë se shtetit. 64 efektive u larguan vetëm ne vitin 2022 si pasoje e shkeljes se ligjit dhe etikes. Sektori me i prekur është ai i rendit dhe sigurisë publike.

Tjetër surprise në Botëror. Gjermania bën “Harakiri” përballë Japonisë.

Tjetër rezultat surprizë në botërorin e Katarit. Pas Argjentinës, ishte radha e Gjermanisë që u mund me përmbysje nga Japonia e cila arrin një rezultat historik. Nuk zhgënjen Spanja që fiton me goleadë ndaj Kosta Rikës.

Sonte nata e dytë e “Kënga Magjike”, në skenë emra të njohur të muzikës.

Kënga Magjike hapi siparin mbrëmë, ne një transmetim te drejtpërdrejtë ne ekranin e Televizionit Klan. Sonte është nata e dyte e festivalit, që do ngjisë sërish në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj.





Të ngjashme