Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40, 24 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 24 Mars

Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës. Kuqezonjtë marrin vendin e dytë në grup

Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Andorrës në sfidën e luajtur në stadiumin Arena Kombëtare dhe që u transmetua drejtpërdrejt në ekranin e Tv Klan. Me këtë fitore kuqezinjtë ngjiten në vendin e dytë të grupit kualifikues në Botëror.  

KQZ kërkon verifikim në prokurori për 16 kandidatë për deputetë. 4 janë të Lapajt, 4 të Doshit. Asnjë nga PS e PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkon Prokurorisë të verifikojë 16 kandidatë për deputetë. 4 janë të koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj dhe 4 te Socialdemokrates se Tom Doshit, ndërsa nuk ka asnjë nga Partia Socialiste dhe koalicioni i opozitës.

Rama: Hotelet të paguajnë 65% të kapacitetit për muajt e verës për të mos pasur kontrolle nga tatimet

Kryeministri Rama u kërkon pronareve të hoteleve parapagim të 65 % të kapacitetit për muajt e verës dhe 30 % për dimrin, në mënyrë që të evitojnë kontrollet nga tatimet dhe thotë se qeveria ka gati planin për monitorimin me dron të plazheve.

Berisha: Krijojmë 4 zona të lira ekonomike, zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël

 Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha premton krijimin e 4 zonave të lira ekonomike, zbritjen në 2 përqind të taksës për shitjen e pronës dhe zero taksa për profesionet e lira dhe biznesin e vogël nëse e djathta fiton zgjedhjet e 11 Majit.

S&P rrit vlerësimin për Shqipërinë, nota pozitive për performancën e fortë ekonomike dhe fiskale

“Standard and Poors” rrit vleresimin për Shqiperinë nga “BB minus” në “BB”. Agjencia e Vlerësimit të Aftesive Kredituese jep nota pozitive për performancë e fortë ekonomike e fiskale dhe parashikon një rritje ekonomike në 3 % deri në 2028.

Turqia përjeton natën më të dhunshme të protestave pro Imamoglu, mbi 1300 të arrestuar

Turqia përjetoi natën më të dhunshme të protesave të mbështetësve të opozitës, të cilët kundështojnë arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Mbi 1100 protestues u arrestuan pas përleshjeve me policinë.

Rrjet hekurudhor ose metro për të lidhur 39 kryeqendra të Europës. Pjesë e planit edhe Tirana

Një institut me bazë në Kopengahen shpalli një plan ambicioz për të lidhur me linjë hekurudhore të shpejtë apo metro, 39 qytetet më të rëndësishme të Europës, nga Belfasti në Stamboll. Pjesë e planit është edhe Tirana.

/tvklan.al