#Lajme, #edicioniinformativ ora 00:20 data 24 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 23 Nëntor 2022

Nis tërheqja e ujit në Shkodër. 4 banesa ende nën ujë në Lezhë. 22 familje të evakuuara.

Përmirësohet situata e shkaktuar nga përmbytjet ne Shkodër. Uji ka nisur te tërhiqet si pasoje e uljes se shkarkimeve dhe ndërprerjes se reshjeve. Vetëm 22 familje janë evakuuar, ndërsa 4 të tjera gjenden ende nën ujë në Lezhë.

Berisha: Përmbytjet nga hapja e digave. Protesta e 6 Dhjetorit do jetë paqësore.

Kryetari i Partise Demokratike Sali Berisha thote se permbytjet ne Shkoder nuk jane pasoje e reshjeve, por e hapjes se digave qe u keqmenaxhuan nga qeveria. Ai thotë se protesta e 6 dhjetorit do jetë paqësore dhe se do mirëpritet nga krerët e BE.

Gjykata dhe SPAK përplasen për masën e dytë të Alqi Bllakos. Çështja shkon në Apel.

Gjykata e Posaçme dhe SPAK përplasen per masen e dyte te sigurisë për ish-deputetin Alqi Bllako, ne lidhje me akuzën per inceneratorin e Elbasanit. Çështja shkon ne apel me kërkesë te prokurorisë.

Valë përjashtimesh nga policia. 64 efektivë u larguan në 2022 për shkelje të ligjit e etikës.

Vale përjashtimesh nga radhët e policisë se shtetit. 64 efektive u larguan vetëm ne vitin 2022 si pasoje e shkeljes se ligjit dhe etikes. Sektori me i prekur është ai i rendit dhe sigurisë publike.

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për target e mjeteve pas negociatave në Bruksel.

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për çështjen e targave pas disa orësh negociata në Bruksel. Beogradi nuk do të prodhojë targa të reja për serbët ndërsa Prishtina angazhohet të mos aplikojë vendimin për gjobat.  

Tjetër surprizë në Botëror. Gjermania bën ‘’harakiri’’ përballë Japonisë.

Tjetër rezultat surprizë në botërorin e Katarit. Pas Argjentinës, ishte radha e Gjermanisë që u mund me përmbysje nga Japonia e cila arrin një rezultat historik. Nuk zhgënjen Spanja që fiton me goleadë ndaj Kosta Rikës./tvklan.al