#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 24 Nëntor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 24 Nentor 2022

Kokainë nga Kolumbia në Fier, zbulohet laboratori në Fratar. 15 persona të arrestuar.

Një laborator kokaine është zbuluar në Fier gjatë një operacioni të SPAK dhe DEA-s amerikane. Droga trafikohej nga Kolumbia në Malin e Zi përmes thasëve të plehrave kimikë dhe përpunohej më pas në Frakull. Arrestohen 15 persona

“Porti i Durrësit”, akuza të ashpra mes Ramës e Berishës në parlament.

Shkakton debate të forta në parlament marrëveshja për portin e Durrësit. Berisha akuzon Ramën se po u pervetëson shqiptarëve 200 mije metra katrorë truall, por kryeministri tha se investimi e kthen Durrësin në portin më të madh turistik të rajonit

Përmirësohet situate në Shkodër, por 1030 hektarë tokë ende nën ujë.

Ndërprerja e reshjeve të shiut ka përmirësuar djeshëm situatën e përmytjeve në veri të vendit. Sipërfaqja e tokave të përmbytura në shkodër është tkurrur në afro 1 mijë hektarë, ndërsa në Lezhë 4 banesa janë ende te rrethuara nga uji.

Apeli cakton masën e dytë për Bllakon, rrëzohet kërkesa për Lefter Kokën.

Gjykata e Posaçme e Apelit caktoi masën e dytë arrest e burg ndaj ish-deputetit Alqi Bllako për shpërdorim detyre për inceneratorin e Elbasanit. Gjykata rrëzoi edhe kërkesën e ish-ministrit Lefter Koka për ndryshimin e mases se sigurisë.

Dalin pamjet e tunelit që u hap për të grabitur bankën te “Zogu i Parë”.

Dalin pamjet e tunelit që u hap për të grabitur bankën te bulevardi Zogu I Parë në shkurt të këtij viti. Grabitësit kishin hapur 10 metra tunel, ndërsa hetuesit thonë se për hapjen e tij janë dashur disa javë punë.

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës, arrin në nivelin e muajit Shtator.

Vendimi i administratës Bajden për të ulur sasinë e naftës bruto për rezerva, po ndikon pozitivisht në bursat botërore. Çmimi i një fuçi nafte ra sërish duke arritur në kuotën më të ulët që prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë.

Rekord bastes gjatë botërorit, 1.8 miliardë vetëm nga Amerikanët.

Botërori i futbollit që po luhet në Katar pritet të shënojë një rekord bastesh. Të paktën 1.8 miliardë dollarë do të shpenzojnë vetëm amerikanët, ndërsa në rang global pritet që ky botëror të kalojë shpenzimet e bëra 4 vite më parë.