lajme, #edicioniinformativ ora 00:15 data 24 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

E gjithë familja e përfshirë në vrasjen e 50-vjeçarit në Durrës. U qëllua nga djali, vëllai dhe motra e ndihmuan

Merr një tjetër rrjedhë vrasja e një 50-vjecari në fshatin Shënavlash të Durrësit për të cilin fillimisht u mendua se autore e krimit ishte vajza e tij. Hetimet zbuluan se krimin e kreu djali i madh që u ndihmua nga vëllai i vogël dhe motra e tij.

Krimet brenda familjes në rritje. Sociologët: Shkak mungesa e komunikimit dhe modelet partiarkale.

10 persona mbetën viktima te krimit ne familje gjatë vitit të kaluar. Sociologët thonë se ne familjet shqiptare vijojnë ende traditat partiarkale. Shkaqe të tjera jane mosmarreveshjet mes brezave, por edhe problemet e shendetit mendor.

Manja: Të hapur për amnistinë, por s’mund të falen protestuesit që kanë shkatërruar pronën.

Rriten me 41% transferta të parave nga jashtë. BSH: Llogaritë e individëve dhe bizneseve u frynë, ndikoi turizmi.

Transfertat bankare nga jashtë vendit drejt individëve apo bizneseve shënuan rritje me të paktën 41% gjate vitit te kaluar. Banka e shqipërisë raporton se ndikim dhane turizmi, por edhe dërgesat valutave nga jashtë te emigrantëve.

Ashpërsohen masat për ndotësit e mjedisit gjoba nga 13 – 26 milionë lekë për shkelësit.

Gjoba nga 13 deri në 26 milionë lekë për bizneset apo individët që ndotin mjedisin. Ndryshimet që pritet t’i bëhen ligjit parashikojnë një rritje me 30% të masave për shkelësit. Ministria e Mjedisit nxjerr draftin për konsultim.

Mediat daneze jehonë Shqipërisë. Harrojeni Athinën e Romën. Tirana është perla e paprekur.

Edhe mediat daneze I kane bere jehone Shqiperise, duke I ftuar lexuesit ta perfshine ne agjendën e udhetimeve gjate sezonit turistik. Nje perle e paprekur konsiderohet metropoli shqiptar, Tirana të cilën e krahasojnë me Athinën dhe Romën.

Karnavalet pushtojnë Shkodrën. Aktivitete për 3 ditë në çdo cep të kryeqendrës së veriut.

Per tre ditë me radhë, Shkodra do të pushtohet nga karnavalet. Dy ditët e para u janë dedikuar totalisht fëmijëve të shkollave të qytetit, ndërsa e diela premton një spektakel më vete me parakalimin e karvanit te karnavaleve.

/tvklan.al