lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 24 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Zbardhet dëshmia e djalit që vrau të atin: E planifikuam me motrën, ishte i padurueshëm

Zbardhet dëshmia para hetuesve e 24-vjeçarit Hysen Meta që vrau babain e tij në Shënavlash të Durrësit. I riu ka pranuar krimin duke rrëfyer se gjithçka e planifikoi me motrën pasi sipas tij babai ishte bërë i padurueshëm në familje.

Masakra e Don Boskos, 5 të arrestuar. Policia: autorët ngatërruan shënjestrën e tyre

Policia e shtetit ka zbardhur vrasjen e Erion Çelës dhe plagosjen e 4 të tjerëve në janar të vitit 2022 në zonën e Don Boskos në Tiranë. 5 persona akuzohen për ngjarjen, por policia thotë se atentatorët ngatërruan shënjestrën.

OBT: Shqipëria, e para në Europë për rritjen e turistëve. E katërta në botë për vitin 2023

Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të parën në Europë dhe të katërtën në botë për rritjen e numrit të turistëve gjatë vitit 2023. Me mbi 10 milionë vizitorët që hynë në vend në një vit, Shqipëria vlerësohet me një rritje me mbi 53%.

2 vjet nga nisja e luftës në Ukrainë, mbi gjysmë milion viktima nga të dyja palët

U mbushën sot 2 vjet nga nisja e agresionit rus ndaj Ukrainës që u ka shënuar mbi gjysmë milion viktima dhe të plagosur. Kievi vijon të ketë vështirësi në përballimin e luftës, edhe pse këtë ditë ka marrë mbështetjen e krerëve të BE dhe SHBA.

Liria ekonomike, Shqipëria në krye të rajonit. E 49-a nga 176 vende të analizuara

Shqipëria përmirëson pozitën e saj në raport me vendet e rajonit, sa i takon lirisë ekonomike. Vendi ynë renditet i 49-i nga 176 vende të analizuara, ku vlerësohet potenciali i sektorit të turizmit, energjisë e teknologjisë së informacionit.

Escobar: Kosova nuk na trajton si partner, e vështirë ta mbështesim. Pasojat, të vetëkuptueshme

Gabriel Eskobar thotë se SHBA janë të shqetësuara sepse qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partnerë. Ai nënvizon se kjo situatë e ka bërë të vështirë mbështetjen amerikane për Kosovën dhe pasojat janë të vetëkuptueshme.

Spektakël dritash në karnavalet e Shkodrës. Bashkia hap dyert për qindra fëmijë

Një spektakël i vërtetë dritash i dha një tjetër pamje qendrës se Shkodrës mbrëmjen e së premtes. Rrugët e qytetit ishin edhe sot të mbushura me fëmijë që iu bashkuan festës së Karnavaleve. Aktivitetet kulmojnë të dielën.

/tvklan.al