#lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 24 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 24 Shtator 2022

Rama: Referendumet farse në Ukrainë nuk i njohim. OKB të angazhohet në parandalimin e sulmeve kibernetike

Para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk i njeh referendumet e Rusisë në Ukrainë. Ai kërkoi angazhim në parandalimin e sulmeve kibernetike. Ballkani i Hapur sipas tij mund të ndihmojë dialogun Kosovë – Serbi. 

Berisha, ultimatum mbështetësve të Bashës: Asnjë tolerancë për ata që bashkëpunojnë me Ramën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u bën një apel të fundit deputetëve që mbështesin ende Lulzim Bashën. Berisha thotë se nuk do ketë asnjë tolerancë për ata që vazhdojnë të bashkëpunojnë me Edi Ramën.

“Territorjalja”, Denaj: Jo shtimit të Bashkive. Opozita s’jep argument për propozimin e saj

Socialistët dhe demokratët ranë dakord për shtyrjen e afatit të komisionit për reformën territoriale. Bashkëkryetarja Anila Denaj thotë se propozimi për ndarjen me 92 bashki është e papranueshme pasi opozita nuk jep argumente.

Rritet me 7 Lekë çmimi i naftës. 10 Lekë më shumë për gazin, benzina nuk ndryshon

Nga kjo e shtune, nafta do të tregohet 7 lekë më shtrenjtë ose 223 lekë për litër. Bordi i Transparencës vendosi që edhe gazi të rritet me 1 lek për litër ndërsa çmimi i benzinës të mbetet i pandryshuar me 194 lekë.

Ikën i ftohti polar, por rikthehen reshjet. Sinoptikaët: Fillimi i javës, stuhi e rrebeshe

I ftohti polar iu largua Shqipërisë, por sinoptikanët shprehen se gjatë javës pritet rrebeshe shiu, si dhe stuhi të erës. Parashikohet që ketë probleme ne disa qytete dhe rrezik përmbytjesh nga reshjet e shumta.

Italia, një ditë para zgjedhjeve parlamentare, Von Der Leyen: Sanksione nëse devijohet nga demokracia

Italianët u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re. Por presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen paralajmëron Romën me sanksione nëse devijon nga parimet e demokracisë europiane.

Shqipëria humbet me Izraelin. Merr fund shpresa për vendin e parë në grup

Shqipëria humbet 2-1 ndeshjen në fushën e Izraelit, një sfidë e transmetuar në Tv Klan. Edhe pse ka mbetur edhe një sfidë me Islandën, kuqezinjtë nuk kanë më shpresa për të marrë vendin e parë në grup që të çon një ligë më lart.