Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 24 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 24 Shtator 2024

Ndryshon nga 1 Janari sigurimi i makinave. Nuk do të paguajnë të gjithë njëlloj. Baze, vjetërsia e aksidentet
Ndryshon nga 1 janari pagesa për sigurimin e automjeteve. Përdoruesit nuk do të paguajnë njësoj, pasi përllogaritja e policës së sigurimit do të bëhët në bazë të vjetërsisë së mjetit, fuqisë motorike dhe historikut të aksidenteve.

Tiranë – Durrës, me 8 korsi. Nisin përgatitjet për zgjerimin e autostradës. ARRSH: Nuk do të bllokohet qarkullimi
Nisin pergatitjet për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës. Ajo do të ketë 8 korsi dhe punimet për 6 kilometrat e pare do të zgjasin 2 vjet. Autoriteti Rrugor Shqiptar siguron se qarkullimi nuk do të bllokohet.

Moti i keq përfshin vendin. Përmbytje masive edhe në Europë 2 të zhdukur në Itali
Moti i keq ka perfshirë veriun e vendit, duke shkaktuar përmbytje në Shkodër. Përmbytje masive edhe në Europën perendimore, kryesisht Italinë ku nga vershimi i ujit 2 persona rezultojnë të zhdukur dhe demet janë të mëdha.

1 vit nga sulmi terrorist në Banjskë. Kurti: Serbia të mbajë përgjegjësi. SHBA e BE: Të zbardhet ngjarja
Mbushet sot nje vit nga sulmi terrorist në Banjskë. Qeveria e Kosovës deklaron se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mbi 550 viktima nga sulmet izraelite në Liban. Bilanci më i rëndë në 3 dekada konflikt
Mbi 550 viktima kanë shkaktuar sulmet e ushtrisë Izraelite kundër të paktën 1 600 objektivave të Hezbollahut në Liban. E hëna ishte dita më e përgjakshme e konfliktit, që nga fundi i luftes civile në vitin 1990.