Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 24 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines

Tirana në kaos. Flakë ministrive dhe teatrit. Policia, plumba gome dhe gaz lotsjellës

Tirana është përfshirë sot nga kaosi si pasojë e protestës së thirrur nga opozita dhe të rinjtë. Protestuesit i vunë zjarrin Ministrisë së Mjedisit dhe Teatrit të Kukullave, ndërsa policia u përgjigj me plumba gome dhe gaz lotsjellës. Disa të plagosur janë dërguar në spital.

Protesta, Rama: Masa për problemet sociale. Dhunuesit, përgjegjësi penale dhe financiare

Kryeministri Rama njoftoi hartimin e një plani me Italinë dhe Francën për përballimin e protestave të dhunshme. Rama tha se po punohet për një paketë masash për shqetësimet sociale, ndërsa për dhunuesit tha se do të përgjigjen penalisht dhe financiarisht.

Protestat pushtojnë Evropën. Franca angazhon 70 mijë policë, përplasje në disa qytete

Protesta masive kundër kostos së jetesës ka pasur sot edhe në disa shtete të Evropës, ku nuk kanë munguar as përplasjet e forta. Për të garantuar sigurinë, autoritetet në Francë angazhuan mbi 70 mijë policë, por kjo nuk e shmangu dhunën.

Mbyllen sportelet fizike në QKB, regjistrimet vetëm online. Certifikim vjetor dhe vendndodhje me GPS

Ndryshojnë rrënjësisht rregullat për regjistrimin dhe ushtrimin e biznesit në Shqipëri. Një projektligj i ri për Qendrën Kombëtare të Biznesit parashikon mbylljen përfundimtare të sporteleve fizike dhe zhvendosjen online të të gjitha procedurave.

Serbia voton nesër për Kuvendin. Vuçiç në rrezik, Lista Studentore kryeson sondazhet

Serbia zgjedh nesër parlamentin e ri. Për herë të parë pas 14 vitesh, pushteti i Aleksandër Vuçiçit është në rrezik, pasi disa sondazhe tregojnë se Lista Studentore është në avantazh. Partitë shqiptare garojnë me një listë të përbashkët.

Shqipëria, medalje të argjendtë në ski. Lara Colturi, e dyta në Botërorin e Austrisë

Lara Colturi është renditur e dyta në botë në garën e skive alpine të zhvilluar në Austri, duke i dhënë Shqipërisë medaljen e argjendtë. Skiatorja italiane, që përfaqëson ngjyrat kuqezi, regjistroi kohën e përgjithshme prej 2 minutash e 14 sekondash.

Nesër ndryshon ora. Akrepat kthehen sërish 60 minuta prapa

Në orën 3 të mëngjesit të së dielës, akrepat do të kthehen edhe një herë 60 minuta prapa. Ora dimërore do të qëndrojë në fuqi deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm, duke bërë që dita të jetë më e shkurtër dhe nata më e gjatë.

/tvklan.al