#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 25 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 25 Janar 2023

Rama: S’kam lidhje me McGonigal. Berisha: Tejkaloi vijën e kuqe, të dorëhiqet.
Kryeministri Rama mohon në mënyrë kategorike që ai dhe qeveria të ketë lidhje me hetimet amerikane për Charles McGonigal. Por Berisha thote se kreu i qeverise ka tejkaluar vijen e kuqe me lidhjen e tij me ish -zyrtarin e larte te FBI.

Zbulohen në Shkodër të tjera kamera sigurie të kontrolluara nga grupet kriminale.
Policia zbulon 38 kamera te tjera sigurie te vendosura ne 3 lagje te Shkodres, nga grupet kriminale, me qellim monitorimin e levizjeve te forcave te policise dhe te grupeve rivale qe veprojne ne kete qytet.

Rritet çmimi i naftës e benzinës, bie lehtë çmimi i gazit për automjete.
Bordi i Transparences vendos te rrise serish çmimin e naftes dhe te benzines, si pasoje e shtrenjtimit te arit te zi ne burse. Ulet lehte cmimi i gazit per automjetet. Nje liter nafte tregtohet me 210 leke, ndwrsa benzina me 192 leke.

Italia: Më shumë prezencë në Ballkan. BE të vërë si prioritet integrimin e rajonit.
Italia premton me shume prezence ne Ballkanin Perendimor, ndersa kryeministrja Giorgia Meloni i kerkon Brukselit te vendose si prioritet integrimin e gjithe rajonit ne Bashkimin Europian.

Pas Gjermanisë edhe SHBA vendos të dërgojë tanket ‘’Abrams’’ në Ukrainë.
Pas Gjermanisë dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane vendosur të dërgojë tanket e tyre Abrams ne Ukraine. Fillimisht Uashingtoni do t’i dhuroje Kievit 31 tanke për ti përdorur në fronin e luftës.

Medaljet e Colturit i japin Shqipërisë vendin e pestë në Botërorin e Skive.

Shqipëria e mbylli ne vendin e peste Kampionatin Boteror te Skive te mbajtur ne Austri. Suksesi ne kete kompeticion vjen nga medaljet e marra nga skiatorja Laura Colturi, e cila u shpall kampione e botes ne slalomin Super Gjigant.

/tvklan.al