#lajme, #edicioniinformativ ora 23:20 data 25 Janar 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 25 Janar 2024

Vetëvritet brenda në Komisariat nënkomisari në Durrës. U dënua para pak ditësh për plagosje.

Një nënkomisar policie i jep fund jetës me armën e shërbimit brenda në komisariatin e Durrësit në kushte të rënda psikologjike. 57-vjeçari Arben Pjeçi ishte pezulluar nga detyra pak ditë më parë pas dënimit për një plagosje të lehtë.

Studentët e mjekësisë, Kushtetuesja pranon pjesërisht padinë. Ligji i drejtë, por jo afatet.

Gjykata Kushtetuese u jep pjesërisht të drejtë studentëve të mjekësisë që kundërshtojnë punësimin në vend pas diplomimit. Sipas vendimit të gjykatës, nisma e qeverisë është ligjore, por afatet e vendosura nuk janë proporcionale.

Kuvendi sërish në kaos. Opozita, me zhurmues në seancë. PS miraton me shpejtësi rendin e ditës.

Serish kaos në parlament. Deputetët e opozitës sollën serish zhurmues në sallë për të bllokuar seancën, ndërsa socialistët miratuan me shpejtësi rendin e ditës. Demokratët debatojnë mes tyre për përbërjen e Komisionit të Reformës zgjedhore.

Dënohet me 9 muaj burg kryebashkiaku i Kuçovës, s’deklaroi një dënim në Greqi.

Gjykata e Posaçme dënoi me 9 muaj burg kryetarin e bashkisë se Kuçovës. Kreshnik Hajdari u shpall fajtor për shkak se në formularin e dekriminalizimit nuk kishte deklaruar një dënim të hershëm në Greqi.

Dumani: Kushdo do të japë llogari kur të vijë koha. Duam të rrëzojmë mitin e pandëshkueshmërisë.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit paralajmëron se çdokush do të japë llogari kur t’i vijë koha. Altin Dumani thotë se SPAK po kërkon të rrëzojë mitin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Alarm për përhapjen e fruthit, 17 raste pozitive në pak ditë. Mjekët: Vaksinohuni.

Rriten rastet me fruth ne Shqipëri. Mjekët paralajmërojnë se nëse sëmundja nuk kapet në kohë, ajo mund të shkaktojë probleme në mushkëri e zemër dhe mund të sjellë pasoja fatale. Ata rekomandojnë të pavaksinuarit të vaksinohen.

Michelle Obama, në garë për shtëpinë e bardhë? Mediat: Kandidatura më e fortë përballë Trump.

Mishel Obama mund të përfshihet në garën presidenciale të demokratëve. Mediat amerikane shkruajnë se ish-zonja e parë shihet si një rivale më e fortë se Xho Bajden përballë ish-presidentit Donald Trump.

/tvklan.al