#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 25 Maj 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 25 Maj 2023

Parlamenti miraton rritjen e pagave. Rama: Premtim i përmbushur. Berisha: Është indeksim

Parlamenti miratoi me 98 vota pro dhe 2 kundër ligjin per rritjen e pagave te administratës, magjistratëve, deputetëve e ministrave. Kryeministri Rama tha se është premtim i përmbushur ndërsa kryedemokrati Berisha e quan indeksim.

Lirohen 2 rusët dhe ukrainasi të akuzuar për spiunazh. Gjykata: Përfunduan afatin

Gjykata e Elbasanit liron 2 shtetasit rusë dhe një ukrainas të akuzuar për spiunazh për shkak të skadimit të afateve të paraburgimit. Ata u ndaluan 9 muaj më parë duke tentuar të hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh.

Zbardhet dëshmia e Habib Rexhës: E vrava Arjan Gosën se më kërcënoi dy herë

Zbardhet dëshmia e Habib Rexhes, autorit te vrasjes së Arjan Gosës, pasditen e së dieles ne Kavaje. Ne dosjen hetimore te siguruar nga Tv Klan, ai deklaron se e mori vendimin pasi viktima e kishte kercenuar dy here me jete.

Lindjet, në nivelin më të ulët historik Lezha dhe Gjirokastra, me rënien më të madhe

Shtesa natyrore e popullsise në Shqiperi mbetet negative edhe për tremujorin e parë të vitit 2023. INSTAT thote se lindjet kane rene me 17 perqind dhe se qytetet me renien me te madhe te tyre jane Lezha e Gjirokastra.

Gjermania bie në recesion. Rritja e çmimit të energjisë uli konsumin

Shtesa natyrore e popullsise në Shqiperi mbetet negative edhe për tremujorin e parë të vitit 2023. INSTAT thote se lindjet kane rene me 17 perqind dhe se qytetet me renien me te madhe te tyre jane Lezha e Gjirokastra.

Partizani merr kreun e superiores. Titulli vendoset javën e fundit

Rezultate surprizë në Superligën shqiptare ku Partizani ka marrë kreun e renditjes pas fitores me Kastriotin. Tirana barazoi me Bylisin në një ndeshje mjaft të tensionuar ku nuk munguan aktet e dhunës. Titulli kampion do të vendoset javën e fundit../tvklan.al