#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 25 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Rama e Berisha mbledhin kryesinë për 14 Majin. Ermal Dredha, kandidat i PS për bashkinë e Vlorës

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike zyrtarizojnë mbrëmjen e sotme emrat e 61 kandidatëve që do të garojnë për kryetarë bashkish në zgjedhjet e 14 majit. Socialistët zbuluan sot emrin e diplomatit Ermal Dredha si kandidat për bashkinë e Vlorës.

Çuçi – Braverman: Amnistoni shqiptaret pa viza qe s’kane rekorde kriminale

Shqipëria i kërkon zyrtarisht qeverisë së Londrës amnistimin e shqiptarëve pa viza, por që jetojnë me punë të ndershme  dhe nuk kanë rekorde kriminale. Kërkesa iu bë sekretares Brejvërmen nga ministri i brendshëm, Çuçi në takimin mes tyre.

Droga në shkolla dhe lokale, 50 te arrestuar ne 3 muaj. 6 jane zonat me te nxehta ne Tirane

50 persona janë vënë në pranga në 3 muajt e fundit të kapur duke shitur drogë në shkollat dhe lokalet e Tiranës. Ekspertët e policisë zbulojnë se 6 janë zonat më të nxehta të trafikut të lëndëve narkotike në kryeqytet.

23 viktima nga tornadot ne Misisipi të SHBA. Dhjetera të zhdukur, mijera ndertesa pa energji

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën nga një seri tornadosh të fuqishme që goditën shtetin e Misisipit në SHBA. Dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur në rrënojat e banesave të shkatërruara. Mijëra ndërtesa janë pa energji elektrike.

Stërvitja e fundit para Polonisë. Mbetet e paqartë skema dhe formacioni

Kombëtarja e futbollit zhvilloi sot stërvitjen e fundit në Tiranë përpara nisjes për në Poloni. Grupit i janë bashkuar edhe Uzuni e Strakosha ndërsa mbetet e paqartë skema dhe formacioni që do të përdorë trajneri Silvinjo.

Te dielen ndryshon ora. Akrepat levizin 60 minuta perpara,do fleme me pak.

Këtë të diel rikthehet ora verore. Akrepat do të shkojnë 60 minuta përpara në orën 2 të mëngjesit duke bërë që të flemë 1 orë më pak. Kjo orë do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të tetorit.

/tvklan.al