Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 25 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 25 Mars 2025

Rama: Partitë e reja me 17 kandidatë në verifikim nga ligji i dekriminalizimit

Kryeministri Edi Rama shigjeton partitë e reja për të cilat tha se kanë emra me probleme në listat e kandidatëve për deputetë. Gjatë një takimi në Lezhë, kreu i socialistëve tha se këto forca kanë 17 persona në verifikim nga ligji i dekriminalizimit.

BE jep 64.5 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Përmbushim detyrat. Gonzato: Nxitje për vendin

Vendimi i BE për ta përfshirë Shqipërinë në vendet e para që përfitojnë nga fondi i planit të rritjes, për Edi Ramën është dëshmi e përmbushjes së reformave. Moment të rëndësishëm pwr vendin e quan edhe ambasadori BE, Silvio Gonzato.

Berisha: Rama ka ndërhyrë brutalisht në punët e bashkisë, Altin Dumani mburoja e vjedhjeve të tij

Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë në mënyrë brutale duke shkelur kushtetutën në Bashkinë e Tiranës. Ai hedh akuza edhe në adresë të kreut të SPAK-ut, që sipas tij është kthyer në mburojë të vjedhjeve të qeverisë.

Gati dekreti, qeveria “Meloni” do të ndryshojë funksionin e qendrave në Shëngjin dhe Gjadër

Qeveria “Meloni” planifikon të ndryshojë funksionin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri. Ministri i Brendshëm italian deklaron se qendrat do të shfrytëzohen për strehimin e emigrantëve që u refuzohet azili në pritje të riatdhesimit.

Mbi 1 milion turistë të huaj në 2 muaj në Shqipëri, shumica nga Evropa, rritje edhe nga Amerika

1 milion e 76 mijë shtetas të huaj vizituan vendin tonë gjatë 2 muajve të parë të këtij viti, ose 11% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Shumica e tyre janë nga Europa, por në rritje janë edhe hyrjet nga Amerika dhe Azia.

Kievi dhe Moska: Armëpushim në detin e Zi. Kalim i lirë i anijeve

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshjen e parë mes tyre që pas nisjes së luftës. Pas negociatave të zhvilluar me ndërmjetësimin e SHBA në Arabinë Saudite bihet dakord për një armëpushim në Detin e Zi për kalimin e lirë të anijeve te mallrave.

/tvklan.al