Spiker: Reis Çiço

Headlines 25 Shkurt 2024

Dalin pamjet, baza ushtarake e Kuçovës hapet me 4 Mars. E gatshme për stërvitjen e trupave të NATO-s

Baza ushtarake e Kuçoves, nje investim prej 50 milione euro i NATO-s do te hapet me 4 mars. Ministria e Mbrojtjes publikoi pamjet nga punimet qe janë drejt përfundimit. Baza do të shërbejë për stërvitjet ushtarake taktike e ajrore të Aleancës.

Zbardhet dosja hetimore e vrasjes së Pëllumb Metes. Djali u konfliktua me të atin përpara se ta qëllonte

Dalin të tjera detaje nga ngjarja makabër në Shënavlash ku mbeti i vrarë Pëllumb Meta. Në dosjen e siguruar nga TV Klan, thuhet se 50-vjeçari u konfliktua me djalin e tij para se ta vriste. Për të fshehur krimin fëmijët bashkëpunuan me të ëmën e tyre.

Mbingarkesa e dosjeve, në gjykatën e Tiranës. 40 mijë vendime në 2023, një gjyqtar dha 900 vendime në vit

Mbingarkesa e dosjeve prek edhe Gjykaten e Tiranes. Gjate vitit 2023 jane dhene 40 mijë vendime. Vetem nje gjyqtari i takoi të shpallte 900 vendime per çeshtje te ndryshme, duke i sforcuar per kapjen ne kohe te afateve ligjore per gjykimet.

400 nxënës lenë gjimnazin për arsimin profesional. Mundësi për lidhjen direkt me tregun e punës

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit gjatë këtij viti shkollor ishin afro 400 nxënës që lanë gjimnazin për të ndjekur një shkollë profesionale. Ata preferojnë te marrin nje profesion, duke iu përshtatur kërkesave te tregut të punës.

Karnavalet e Shkodrës/ Mbyllet dita e tretë, qindra qytetarë i bashkohen paradës së maskave dhe kostumeve

Në ditën e tretë dhe të fundit të karnavaleve të Shkodrës qindra qytetarë të ardhur edhe nga treva të tjera shqipfolëse qe ndoqën atmosferën festive të paradës së maskave dhe kostumeve shumëngjyrëshe. Festimet i ndoqi nga afër edhe kryeministri Edi Rama.

51 Sfidat e Euro 2024, ekskluzivisht në Tv Klan. Transmetim pa pagesë të të gjitha ndeshjeve

Të gjitha ndeshjet e Kampionatit Europian të Gjermanisë për herë të parë do të transmetohen per shqiptaret pa pagese në televizionin kombëtar Klan. Eventi do te shoqerohet me nje sere programesh, duke sjelle te çdo familje shqiptare atmosferen dhe emocionet e çdo ndeshje te kombetares kuqezi.