#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 25 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines

Italianët votojnë qeverinë e re. Shqetësim për fitoren e së djathtes ekstreme

Në Itali votohet sot për qeverinë e re. Sondazhet nxjerrin favorite për fitoren të djathtën ekstreme të Xhorxhia Melonit gjë që ka shtuar shqetësimin tek liderët e Bashkimit Evropian dhe tregjet financiare.

Gjiknuri: Jo primare në PS, praktikë e pasuksesshme. PD kërkon ligj të posaçëm për financimet nga jashtë

Ndryshe nga Partia Demokratike, Damian Gjiknuri thotë se në Partinë Socialiste zhvillimi i Primareve nuk shihet si praktikë e suksesshme. Ndërsa Oerd Bylykbashi kërkon që kontrolli i financimeve të huaja të bëhet edhe me ligj të posaçëm.

Qeset plastike ende në qarkullim në tregje. Paralajmërohet nisja e gjobave për shkelësit

Qeset e holla plastike vijojnë të qarkullojnë në tregje të vogla edhe pse prej 1 qershorit ato janë nxjerrë jashtë ligjit. Në ministrinë e mjedisit thonë se janë njohur me fenomenin dhe së shpejti shkelësit do të përballen me gjoba.

Gjermania, marrëveshje me Emiratet Arabe për furnizimin me gaz. Scholtz: Kërkojmë shkëputjen nga Rusia

Nënshkruhet në Abu Dabi marrëveshja për furnizimin e Gjermanisë me gaz të lengshëm nga Emiratet e bashkuara Arabe. Kancelari Olaf Sholz tha se po bëhet gjithçka për të shkëputur varësinë nga Moska

‘’Gjurmuesit e thesareve’’ nuk u tremben rrjeteve sociale. Arkeologët: Të ndalen urgjentisht

Kërkimet arkeologjike ilegale po shtohen pasi mjafton të shohësh rrjetet sociale ku shfaqen ankande për shitjen e objekteve antike. Arkeologët shprehen se duhet një strukturë e posaçme policore për goditjen e këtij fenomeni.

Reja justifikon humbjen në fushen e Izraelit. Ndryshuam skemë, por nuk funksionoi.

Trajneri i kombëtares Edi Reja justifikoi humbjen në fushën e Izraelit me ndryshimin e skemës së rreshtimit të lojtarëve në fushë që sipas tij nuk funksionoi. Ai pranoi se Shqipëria vuajti presionin e kundërshtarëve. 

/tvklan.al