Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 25 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 25 Shtator 2024

“Urdhri Bektashi”, Rama: Padija ekstreme e kritikëve me bind se duhet realizuar. Berisha: Për interesa të Serbisë
Kryeministri Rama reagon pas kritikave për idenë e krijimit të udherit Bektashi, duke thënë se padija ekstreme e kritikëve e bind më shumë se duhet realizuar, pasi i shërben harmonisë fetare. Berisha thotë se po bëhet për interesa të Serbisë.

Dosja “Partizani”, të pandehurit tërheqin fashikujt e hetimeve nëpërmjet avokatëve
Ish-kryeministri Berisha, dhëndëri i tij Jamarber Malltezi dhe dy personat e tjerë të akuzuar për privatizimin e ish -kompleksit sportiv Partizani tërhoqën sot fashikujt e hetimeve. Në SPAK u paraqitën vetëm avokatët e tyre.

Gara për drejtorin e ri të policisë, intervistohen sot 11 kandidatët. Brenda së premtes emri në kryeministri
Drejt mbylljes gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. 11 kandidatët në garë iu nënshtruan sot intervistave, ndërsa brenda së premtes pritet që ministri i Brendshëm të dërgojë propozimin në Kryeministri.

Qeveria mbyll kolegjin universitar “Wisdom”. Hetimi italian zbuloi mashtrimin me diplomat

Zjarret kanë favorizuar përmbytjet. Shkencetarët: Pasoja katastrofike nëse nuk ndalet ngrohja globale
Zonat që po goditen më shumë nga përmbytjet në Shqipëri janë ato që janë prekur më shumë nga zjarret. Ndërsa shkencetarët paralajmerojnë për pasoja kastastrofike nëse ngrohja globale nuk do të ndalet.

Hezbollahu godet Izraelin me raketa. Tel Avivi mund të nisë sulm tokesor ndaj Libanit
Hezbollahu lëshon sërish raketa kundër Izraelit. Njëra prej tyre kishte në objektiv selinë e shërbimeve sekrete, Mosad, por u neutralizua sipër qiellit të Tel Avivit. Analistët paralajmerojnë një sulm tokesor të Izraelit në Liban.

Dalin në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit. Shqipëria do të luaje me Çekinë dhe Ukrainën
FSHF nxorri në shitje biletat për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve. Kombëtarja shqiptare do të presë në Air Albania më 16 nëntor Çekinë dhe 3 ditë më vonë Ukrainën. Ndeshjet do të transmetohen pa asnjë pagesë edhe në televizionin Klan