#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 26 Janar 2023

Tensione në Kuvend për hetimet ndaj McGonigal. Berisha: Rama s’ka shpëtim. Balla: Zhurmë për 21 Janarin.

Tensione ne kuvend per dozjen e ish -zyrtarit te FBI-se, Charles McGonigal ku permendet kryeministri Rama. Opozita thote se Rama nuk ka shpetim, ndersa mazhoranca i konsideron akuzat si zhurme per hetimet e 21 janarit. 

Megaoperacion kundër drogës në Shqipëri e Itali, 62 urdhër-arreste.

Nje operacion i gjere kunder trafikut te droges ne Shqiperi dhe Itali perfundon me leshimin e 62 urdher – arresteve dhe sekuestrimin e 4 milione eurove. 15 persona u arrestuan ne Shqiperi dhe disa te tjere ne vendin fqinj.

Grupet kriminale me kamera në rrugët e çdo qyteti? Policia nis verifikimet.

Grupet kriminale dyshohet se kane vendosur kamera ne rruge e sheshe publike ne pjesen me te madhe te qyteteve. Pas Shkodres, policia sekuestron 16 kamera edhe ne Vlore dhe po kryen verifikime edhe ne zona te tjera te vendit.

Valë gripi agresiv, simptomat zgjasin deri në 7 ditë. ISHP: 17 mijë raste në javë.

Gripi sezonal po shfaqet agresiv, me simptoma qe zgjasin deri ne 7 dite. Instituti i Shendetit Publik regjistron mbi 17 mije raste ne jave ne te gjithe vendin, ndersa ekspertet thone se vala e gripit eshte ne pikun e saj. 

Raketa ruse mbi Kiev pas vendimit të Gjermanisë e SHBA për tanket.

Rusia i pergjigjet me bombardimin e Kievit me raketa vendimit te Gjermanise dhe SHBA-së per dergimin e tankeve ne Ukrainë, duke vrare te pakten 11 persona. Moska thote se ky vendim deshmon perfshirjen e drejperdrejte te NATO-s ne konflikt.

Nisin hetimet për shitjen e Milan, Guardia di Finanza sekuestron dosjet.

Pas Juventus, edhe Milan perfshihet ne talashe. Ekipi milanez vihet nen hetim per shitjen nga fondi Eliot tek RedBird. Një njësi speciale e Guardia di Finanza sekuestron nje mori dosjesh, por nuk ka ende te akuzuar.

/tvklan.al