#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 26 Mars 2023

Përmbyset autobuzi në Tiranë, lëndohen 7 pasagjerë, 1 viktimë dhe 4 të plagosur në 2 aksidente tjera.

7 pasagjerë u plagosen teksa autobusi i linjës Krrabë-Tiranë humbi kontrollin dhe u përmbys në afërsi të rrethrrotullimit të Ekonomikut në kryeqytet. 1 person humbi jetën dhe 4 të tjerë u lënduan në dy aksidente të tjera në Kurbin dhe Durrës.

Harta e re gjyqësore transferon 10 mijë dosje. Do shpërndahen në prokuroritë që mbeten.

Mbi 10 mijë dosje do të transferohen brenda prillit nga prokuroritë që shkrihen tek ato që do të vazhdojnë të funksionojnë ende. Numrin më të madh të dosjeve të pashqyrtuara i ka Lushnja të cilat tashmë do të kalojnë në Fier.

Kurti në Tiranë për marrlveshjen e Ohrit. Rama: E inkurajoj Albinin për hapat e hedhur.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë ku u prit nga krerët më të lartë të shtetit. Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve ishin në fokus të diskutimeve.

PS e PD, gati kandidatët për zgjedhjet e 14 Majit. Alibeaj ende pa vendim, zyrtarizon vetëm 17 emra.

Në prag të skadimit të afatit ligjor, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha kanë gati listat kandidatëve për kryebashkiak. Ende pa një vendim mbetet grupimi “Alibeaj”, i cili deri më tani ka zyrtarizuar vetëm 17 emra.

Putin: Me Kinën jo aleancë ushtarake. Pakt me Bjellorusinë për armët bërthamore.

Presidenti rus Vladimir Putin mohon se mes Rusisë dhe Kinës ka një aleancë ushtarake. Ai deklaroi se ka arritur një marrëveshje me Bjellorusinë për të instaluar në territorin e saj armë taktike nukleare.

Kombëtarja zhvillon stërvitjen në Varshavë. Sylvinho: I kemi shanset të shkojmë në Europian.

Kombëtarja kuqezi ka mbajtur stërvitjen e parë në Varshavë aty ku nesër do të luajë me Poloninë për kualifikueset e Euro 2024. Në krahë të Cikalleshit, trajneri Sylvinho tha se situata e lojtarëve është e mirë dhe se Shqipëria i ka shanset të kualifikohet

/tvklan.al