Lajme, #edicioniinformativ ora 23:45, 26 Mars 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 26 Mars 2025
1 maji, Rama: PS ka program me plane për çdo fushë, opozita premton qilima fluturues
Kryeministri Rama hedh poshtë akuzat se Partia Socialiste futet në garën elektorale të 11 Majit pa program. Ai thotë se mazhoranca do ta prezantojë të enjten programin me plane për çdo fushë, ndërsa opozita premton qilima fluturues.
Berisha: Me PD s’do ketë pension nën 200 euro, Rama të vijë në debat për integrimin
Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këmbëngul në premtimin se me demokratet në pushtet nuk do te ketë pensione nën 200 euro. Ai prezantoi programin për bujqësinë dhe sfidoi kryeministrin Rama në një debat për integrimin.
BSH: Tarifat e SHBA dhe tensionet gjeopolitike mund të keë pasoja
Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Por Guvernatori Sejko paralajmëron se tarifat e SHBA dhe rreziqet gjeopolitike mund të kenë pasoja negative tek inflacioni dhe rritja ekonomike e vendit tonë.
Renzi viziton Gjadrin: Kampi të shndërrohet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali
Ish-kryeministri italian Mateo Renzi propozon shndërrimin e kampit te Gjadrit për burg për 2 mije shqiptaret e dënuar ne Itali. Ai vizitoi sot Gjadrin dhe akuzoi qeverinë “Meloni” për shpërdorim e 1 miliard eurove me ngritjen e qendrës.
Kurti futet në lojë nga dy komedianë rusë. Mendonte se po fliste me presidentin Letonez
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vihet në lojë nga dy komedianë rusë. Duke menduar se fliste me Presidentin e Letonisë, Kurti bën akuza për Moskën, Beogradin, opozitën, mediat, por edhe për diplomatin amerikan Riçard Grenell.
BE përgatitet për luftë, prezantohet strategjia e re: Qytetarët do të kenë 3 ditë rezerva ushqimore
Komisioni Europian prezantoi sot një strategji te re te vënies se ne gatishmëri ne rast lufte dhe krizash. Strategjia parashikon qe qytetaret e vendeve anëtare te grumbullojnë ushqim dhe lëndët jetike për të paktën 3 ditë mbijetesë.
Manaj në garën e UEFA-s për lojtarin e javës pas dy golave kundër Andorrës
Rei Manaj është ne gare për titullin “Lojtari i javës” per eliminatoret e kampionatit botëror te futbollit. UEFA e beri atë pjese të anketës pas dy golave që sulmuesi i kombëtares shënoi në ndeshjen kundër Andorrës.
/tvklan.al