#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines

E djathta triumfon në Itali. ‘’FDI’’ e Melonit parti e parë, në qeveri me Berluskonin e Salvinin

E djathta ne Itali triumfon ne zgjedhjet e pergjithshme, duke marre afro 44% te votave. Partia nacionaliste Fratelli D’Italia renditet e para dhe liderja e saj, Xhiorxhia Meloni pritet te jete e para grua kryeministre ne vendin fqinj.

Italia në drejtimin e së djathtës ekstreme shqetëson Brukselin. Nacionalistët, entuziastë

Brukseli duket i shqetësuar per fitoren e partive te ekstremit te djathte ne Itali. Deri tani, triumfi i Xhorxhia Melonit, Mateo Salvinit dhe Silvio Berluskonit është përshëndetur vetem nga partite nacionaliste.

Përfundon hetimi për sulmet kibernetike. Rama: Irani nuk ia arriti qëllimit

Përfundon hetimi i Mikrosoft dhe FBI për sulmet kibernetike në Shqipëri. Në raport thuhet se hakerat hynë në sistem më 21 maj 2021 dhe nëpërmjet portalit “administrata.al”. Kryeministri Rama thotë se agresorët nuk ia arritën qëllimit.

PD, grup pune për auditimin e parave që u përdorën për lobimin në SHBA në 2017

Partia Demokratike ngre nje grup pune per te audituar parate e perdorura per lobimin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne vitin 2017, pas akuzave nga mediat nderkombetare se parate kane qene financime ruse.

Dollari kalon Euron-n. Shkëmbehet me 121 Lekë. Ekspertët: Luhatjet do të sjellin efekte në ekonomi

Dollari amerikan kalon Euron dhe këmbehet me nje shifer rekord prej 121 lekesh me lekun. Ekspertet thone se luhatjet e shpeshta te Euros ne tregun valutor do te kene efekte ne ekonominë tone.

Shirat e dendur, rrezik për përmbytje. Më të rrezikuara Shkodra, Lezha, Tirana e Durrësi.

Shira te dendur do te përfshijnë gjithe vendin, ndersa sinoptikanet parashikojnë permbytje dhe mini-tornado ne det. Zonat me te rrezikuara janë Shkodra, Lezha, Tirana, Durresi, Elbasani e Gjirokastra.

/tvklan.al