Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 26 Shtator 2024

Dosja “Babale”, apeli dënon me 1 vit burg deputetin e PD Ervin Salianji: Fajtor për kallëzim të rremë e sajim provash

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji, duke e shpallur fajtor për kallëzim të rremë në ceshtjen e njohur si dosja “Babale”. Salianji thotë se vendimi është politik. PD mbledh grupin parlamentar dhe kryesinë.

Dënimi i Salianjit, replika të ashpra mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të grupit parlamentar të pd

Denimi i deputetit Ervin Salianji ka prodhuar replika të forta mes kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar demokrat. Rama e quan ditë të mirë për të vërtetën, ndërsa Bardhi thotë se kreu i qeverisë po keqpërdor gjykatat për të dënuar dhe frikësuar opozitën.

Zyrtare, Shqipëria nis në 15 Tetor negociatat me BE. Këshilli i Ambasadorëve merr vendim unanim Bashkimi Europian cel me 15 tetor kapitujt e parë të negociatave me Shqipërinë, duke i dhënë fund një ngërci që zgjat prej 2 vjetesh. Këshilli i Ambasadoreve mori vendim unanim, pasi vleresoi se Shqipëria i ka përmbushur detyrat.

Komisioni antikorrupsion, Spiropali: S’prek institucionet. SHBA-BE-Britani: Nuk ka kthim  pas të reformës në drejtësi Kryeparlamentarja Spiropali garanton ndërkombetarët se Komisioni Antikorrupsion nuk do të preke institucionet e pavarura. Ndërsa tre ambasadat kryesore në vend bëjnë të qartë se nuk ka kthim pas të reformes në Drejtesi.

Nis vlerësimi per 11 kandidatët për Drejtor Policie. Ministri përzgjedh brenda javës një nga emrat

Një ditë pas intervistimit, nis në ministrinë e Brendshme vlerësimi për 11 kandidatët për drejtore të Përgjithshem të Policisë. Ministri do të përzgjedhe brenda javës një nga emrat për t’ia dërguar për miratim Kryeministrit.

Putin kërcënon perëndimin me armë bërthamore. Trump: Joe Biden po e çon botën drejt luftës së tretë

Vladimir Putin kërcënon Perëndimi me përdorimin e armëve bërthamore edhe në rast të ndonjë sulmi ndaj Bjellorusisë. Ish -presidenti Trump akuzon presidentin Biden se me konfliktin në Ukraine po e con botën drejt Luftës së Tretë Botërore.

Nis testimi i pilulës që rrit jetëgjatësine. NYT: Rapamicina besohet se ngadalëson plakjen

“New  York Time ” zbulon se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur testimi i një ilaçi për rritjen e jetëgjatësisë. Rapamacina besohet se ngadalëson procesin e plakjes së qelizave, por shqetësim mbeten efektet e mundshme anësore.

/tvklan.al