#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 27 Janar 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headlines 27 Janar 2024
SPAK arreston kreun e dhomës së avokatisë së Korçës: 5 mijë euro për të liruar një të dënuar.
Prokuroria e Posacme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit ve ne pranga kreun e Dhomes se Avokatise ne Korçe, nen akuzen per korrupsion. Ai kishte kerkuar 5 mije euro per te nderhyre ne gjykate qe te lironte nje te denuar.
Gjykata e Apelit le në qeli të arrestuarit për inceneratorin e Tiranës,kthen në burg Abeshin.
Gjykata e Apelit le ne burg te gjithe te arrestuarit per inceneratorin e Tiranes dhe vendosi te ktheje ne qeli edhe ish -zyrtarin e Ministrise se Mjedisit, Pellumb Abeshin, te cilin shkalla e pare e kishte lene ne “arrest shtepie”
Rriten krimet nga të miturit, 2229 të rinj u përballën me drejtesinë në 4 vite.
Krimet nga te miturit ne Shqiperi pesojne rritje. Ne 4 vitet e fundit, rreth 2020 adoleshente u perballen me drejtesine per vepra te ndryshme penale. Numrin me te larte te krimeve e zene vjedhjet dhe shperndarja e lendeve narkotike.
Turizmi, në kërkim të punëtorëve: Na duhen studentët, të mbyllen më shpejt universitetet.
Operatoret Turistike parashikojne se do te perballen edhe kete vit me mungesen e fuqise punetore, te domosdoshme per te perballuar sezonin turistik. Ata propozojne mbylljen e vitit akademik me shpejt, me qellim qe te punesojne studentet.
Talat Xhaferri propozon sot ministrat. Votohet neser qeveria e parë me Kryeministër shqiptar.
Talat Xhaferri do t’i propozoje sot presidentit Pendarovski emrat e kabinetit te ri qeveritar. Neser parlamenti do te votoje qeverine e pare me kryeminister shqiptar ne Maqedonine e Veriut, e cila do ta drejtoje vendin per 3 muaj.
83.3 mln dollarë gjobë për Trump, fajtor se i prishi imazhin një gazetareje.
Ish -presidenti amerikan, Donald Trump denohet me 83.3 milione dollare gjobe nga gjykata e Manhatanit, te cilat do t’ia paguaje si demshperblim gazetares 80 -vjeçare Elizabet Xhin Keroll. Ajo e pati akuzuar ate se e kishte dhunuar seksualisht.
Atletet e Jordan dalin në ankand, do të shiten për 10 milionë dollar.
Dalin ne ankand me nje shifer marramendese 6 pale atlete te legjendes amerikane te basketbollit, Majkell Xhordan. Shtepia e ankandeve, Sothbis, synon t’i shese ato per 7 deri ne 10 milione dollare.
/tvklan.al